Vetëm Platininë jo!
Pas largimit të Sepp Blatter nga kreu i FIFA-s, ka spekulime se kreu i UEFA-s, Michel Platini, do i zërë vendin. Lajmi ka zemëruar shqiptarët, për shkak të vendimit për ndeshjen me Serbinë. Por nuk jemi të vetmit që nuk e duam Platininë në krye të FIFA-s. Lexoni më poshtë editorialin e gazetës më të madhe në Europë, Bild
Nga Alfred Draxler, Bild
Të gjithë janë dakord se stalla e derrave FIFA mund të pastrohej vetëm nëse ikte Sepp Blatter.
Por se kush do e bëjë këtë gjë, për fat të keq nuk po flitet ende.
Sepse deri më tani nuk është askush në horizont.
Princi jordanez Ali bin al Hussein na dukej i mirë vetëm pse ishte konkurrent me Blatter.
Nëse gjërat do bëheshin më mirë me të, askush nuk e di në të vërtetë.
Që europianët nuk kanë paraqitur asnjë kandidaturë, është një skandal pas skandaleve.
Vetë UEFA drejtohet nga një një njeri, që vetë është i padurueshëm.
Michel Platini ka votuar për dhënien e Botërorit për Katarin, djalin i tij bën biznes me sheikët e Katarit.
Platini tha se ishte “i lodhur” nga Blatter, por gjatë Kongresit të FIFA-s nuk e tha asnjë fjalë të vetme.
Rizgjedhjen e tij e siguroi vetëm me votat e federatave të vogla.
Nën drejtimin e tij, UEFA po përparon me shpejtësi drejt “blatter-izimit”.
Pastaj vjen në diskutim një njeri, që zgjon shumë shpresa.
Presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Wolfgang Niersbach është i njohur në UEFA dhe FIFA dhe distanca e tij me Blatter është e ditur.
Po ashtu njihet serioziteti i tij.
Ai mund të jetë një urë lidhëse mes FIFA-s dhe UEFA-s dhe ndoshta një kandidat serioz për të dyja presidencat. Mapo