Video e Fatos Nanos në burg kur shkoi në varrimin e nënës së tij (video)

 

Nuk ndalonse publikuari “Associated Press”. Agjensia sjell pamje nga lirimi i përkohshëm i Fatos Nanos nga burgu për të marrë pjesë në varrimin e së ëmës.

Nën masa të rrepta sigurie, ai u transportua nga burgu i Bënçës drejt kryeqytetit, pas lejes së marrë nga presidenti i atëhershëm dhe rivali i tij politik, Sali Berisha.

Gjatë atyre pak orëve në liri ai u takua me familjarët, një pjesë të të cilëve nuk i kishte parë qyshkur u burgos në vitin 1993.

“Dua të falënderoj autoritetet që më lejuan të marr pjesë në këtë funeral së bashku me familjen e miqtë, për t’i dhënë lamtumirën e fundit nënës sime. I falënderoj sepse treguan ç’do të thotë armëpushim. Kur vdekja është në mes, edhe armiqtë i ulin armët. Por do të doja që këtë ta bënin edhe përballë të gjallëve”, shprehej Nano.

Ai vuajti dënimin nga viti 1993 deri në 1997-ën, kur shpërthyen trazirat në vend.

SHKARKO APP