VIDEO Politika flet për vrasje të Sokol Olldashit dhe rihapje hetimesh
Emisioni “Opinion” i së enjtes degradoi në fyerje personale dhe tone të larta mes sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së, Luan Rama, deputetit Taulant Balla dhe deputetes së Partisë Demokratike, Grida Duma.
Të indinjuar nga një shprehje e Grida Dumës për aleancë të qelbësirave, duke iu referuar koalicionit PS-LSI, Luan Rama dhe Taulant Balla i kujtuan deputetes së opozitës dy ngjarje të bujshme që lidhen me vrasjen e bankierit Artan Santo dhe aksidentin e ish-deputetit, Sokol Olldashi.
Të dy deputetët e mazhorancës folën për hetime për ngjarjen ku mbeti i vdekur Sokol Olldashi, madje Luan Rama artikuloi se kemi të bëjmë me një vrasje.
Aksidentin e Olldashit Prokuroria e Përgjithshme e ka cilësuar si aksident me pasojë vdekjen.
Por mazhoranca flet për vrasje.
Pas kësaj shtohen pikëpyetjet sesi qëndron e vërteta mbi këtë ngjarje, shkruan Respublica.