Virtyti i të qenit i drejt dhe i ndershëm
"Nobelisti amerikan me prejardhje shqiptare Dr. Ferid Murad, laureat i Çmimit Nobel për mjekësi, është personaliteti i radhës me famë botërore që ka mbështetur publikisht kandidaturën e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO). Në vijim ju sjellim të plotë shkrimin e z. Murad për botimin diplomatik francez “La Lettre Diplomatique”…
Dr. Ferid Murad, laureat i Çmimit Nobel
Babai im ka migruar në Shtetet e Bashkuara, ai ishte një shqiptar i besimit mysliman i cili ra në dashuri me një Amerikane të besimit prezbiterian, dhe së bashku e krijuan familjen. Prindërit e mi pritnin që unë të bëhem një mjek dhe kishin shumë shpresa të mëdha për mua, edhe pse në atë kohë, ishin të pakët ata që vazhdonin shkollimin në fakultet pasi që diplomonin në shkollë të mesme. Unë mund edhe ti kem zhgënjyer kur zgjodha rrugën e kërkimeve shkencore. Kjo nuk ishte rruga më e lehtë dhe as më fitimprurësja. Megjithatë, e ndjeja që kjo ishte rruga e duhur për mua. Dëshiroja të bëja ndryshimin. Shpresoja se me pak fat, hulumtimet e mija do të mund të ndikonin në jetën e njerëzve.
Kështu filloj e gjithë kjo, me një parandjenjë – ajo ndjesia kur e din se ke të drejtë, por duhet ta dëshmosh. Kjo kërkon motivim të lartë dhe vendosmëri të plotë. Më pas ajo çfarë ndodhi ishte rastësi. E gjen veten në prag të një zbulimi të jashtëzakonshëm, por në kohën mes këtyre dy momenteve, ka kaluar një jetë e tërë. Kam kaluar dekada duke bërë hulumtime themelore mbi oksidin nitrik, madje edhe kur kolegët dhe miqtë e mi më quanin i çmendur që po investoja aq shumë kohë dhe përpjekja në atë. Më pas e fitova Çmimin Nobel! Osidi nitrik filloj të përdorej më shumë, si në luftën kundër kancerit, sëmundjes së Alzeimer, sëmundjeve të zemrës dhe shumë të tjera. Është kënaqësi kur e kupton se puna juaj ka ndikuar pozitivisht në jetët e miliona njerëzve.
E dua hulumtimin – kjo është e qartë. Po aq shumë e dua edhe punën me të rinj dhe studentë të zgjuar. Gjithmonë ju tregoj të vërtetën për zbulimet shkencore – nevojiten përpjekje kolosale! Projektet kërkimore janë projekte të mëdha, afat-gjata, dhe përfshijnë shumë njerëz si dhe kërkojnë shumë fonde. Për më tepër, kërkojnë edhe bashkëpunim të ngushtë brenda vendit dhe shpeshherë edhe jashtë vendit me Universitete dhe Qendra të Hulumtimit. Për shkak të këtij kompleksiteti, hulumtimi ka ndryshuar nga një kërkim personal në një aktivitet masiv ndërkombëtar.
Hulumtimi shkencor i ka dy anë: njëra është gara, që është një bazë shumë frytshme që na motivon të bëjmë më të mirën tonë. Ne garojmë kundër njëri-tjetri në një mjedis kolegjial, siç kemi bërë unë dhe shoku imë i ngushtë nga vitet e parashkollores, Ronald Delismon. Megjithatë, në ditët e sodit, gara është bërë më ndërkombëtare se kurrë më parë. Zbulimit nuk do t’ia dijë për kombësinë. Trashëgimia e Ajnshtajnit apo Jobs nuk njehë kufij; ajo është përqafuar dhe zbatohet në të gjithë botën.
Ana tjetër është bashkëpunimi: kur natyra ka nevojë për ide të reja, ajo përpiqet të bashkojë, dhe jo të garoj apo të mbroj. E njëjta gjë ndodh edhe me ne njerëzit. Ekziston një ekuilibër delikat mes garës dhe bashkëpunimit. Por pikësëpari, duhet të caktojmë kornizën e duhur për bashkëpunim – atë të lirisë, qasjes dhe mundësisë.
Unë jam një hulumtues me prejardhje Shqiptare. Kamë qenë në Kosovë dhe kamë parë progresin e mrekullueshëm që është arritur, dhe potencialin e rinisë dhe studentëve. Tek ata e shoh të njëjtën etje për sukses siç e kisha unë në vitet e mia të rinisë. Unë isha me fat që u linda në vendin e mundësive. Më vjen keq kur shoh frustrimin në sytë e tyre; ata jetojnë në vendin më të izoluar në Ballkan dhe në Evropë për shkak të regjimit kufizues të vizave. Qasja e tyre në programe dhe grante të ndryshme është e kufizuar.
Jam entuziazmuar kur mësova se autoritetet e Kosovës gjatë vjeshtës do të aplikojnë për anëtarësi në UNESCO me qëllim që t`ju ofrojnë qytetarëve më shumë mundësi. Ata kanë zgjedhur drejtimin e duhur, e ai është i integrimit dhe bashkëpunimit. Qasja në programe të ndryshme shkencore ndihmon shumë. Hulumtimi shkencor është një bast i sigurt: edhe idetë e thjeshta mund të kenë ndikime të mëdha.
Është fisnike të ndryshosh jetën e dikujt, të njohësh përpjekjet e tij apo saj. Por pikësëpari, të gjithë e kemi obligim që të jemi të drejtë. Duke ofruar anëtarësi të plotë për Kosovën, shtetet anëtare do të bëjnë atë çfarë është e drejtë dhe e ndershme.