Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 13:14 Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën X lidhur me protestën e dhunshme në Tiranë dhe plagosjen në sy të 28-vjeçarit nga Elbasani, Erjon…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Viti i transformimit rrënjësor!

Forum E mërkurë, 18 Gusht 2021 06:54
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

NGA DITMIR BUSHATI

Fillimi i punës përgatitore për procesin e bisedimeve për anëtarësim në BE-në, apo siç njihet ndryshe “procesi screening” përbë një moment të rëndësishëm për Shqipërinë si në aspektin politik ashtu dhe në atë institucional. Para nesh shfaqet mundësia më e mirë e ndërveprimit të ndërsjellë mes Komisionit Europian dhe institucioneve shqiptare në funksion të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-st...

Para 1 ore
Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

24 Tetor 2026, 09:28
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57

Nuk ka asnjë dilemë se ky është një proces sfidues i cili pritet të depërtojë në zemër të shtetit. Ne kemi një pasqyrë të qartë për sfidat dhe përgjegjësitë që na presin. Pesë janë drejtimet kryesore ku do të përqendrohen energjitë tona me qëllim shfrytëzimin e kë saj mundësie me efektivitet të plotë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Së pari, në konsolidimin e procesit të reformave në pajtim me gjetjet e Raportit të Komisionit Europian dhe konkluzionet e Këshillit të BE-së. Negociatat janë në horizontin e 2019 dhe ne duhet të thellojmë kursin e reformave me të njëjtën vendosmëri, pavarësisht rezistencës së aktorëve të ndryshëm politik.

Së dyti, konsolidimi i procesit të reformave kryesisht në fushat e sundimit të së drejtës në ekonomi është i lidhur ngushtë dhe merr shtysë të re nga fillimi i procesit të screening, për aq kohë sa angazhimet tona vijnë në rritje. Përmes këtij procesi transformues, jo vetëm në kuptimin ligjor e institucional por edhe ekonomik e shoqëror, vendi hyn në një rrugë të pakthyeshme ku dallimi mes “kombëtares” dhe “europianes” fillon e fashitet, duke normuar kësisoj sjelljen dhe veprimtarinë institucionale në përputhje me acquis e BE.

Nga sot ne vendosim me Komisionin Europian një kalendar konkret takimesh deri në pranverë n e 2019 për çdo kapitull të acquis. Takime të cilat do të njohin më në thellësi institucionet tona me gamën e detyrimeve dhe angazhimeve që burojnë prej kapitujve të acquis, duke krijuar në radhë të parë një kuptim më të drejtë rreth nivelit tonë të përputhshmërisë dhe një planfikim më strategjik për hapat që duhen hedhur në drejtim të përputhshmërisë së plotë.

Ne e konceptojmë këtë proces të dyanshëm ku shpjegimi i gamës së detyrimeve që burojnë nga kapitujt e acquis dhe angazhimet e pritshme të vendit tonë, do të shoqërohen me ofrimin e ekspertizës së BE-së. Gjithashtu, ne do të ndërtojmë edhe mbi eksperiencën e vyer të pranverës së 2017, për sa i takon punës së përbashkët përgatitore që kemi bërë me Komisionin Europian në lidhje me detyrimet që burojnë nga kapitujt 23 dhe 24 të acquis.

Së treti, procesi screening që i paraprin bisedimeve për anëtarësim në BE dhe ai i zbatimit të detyrimeve të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit që do të vijojë deri ditën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE do të ndërthuren e do të ndërtojnë mbi njëri-tjetrin.

Në këtë kontekst, puna e Këshillit të Stabilizim Asociimit, Komitetit të Stabilizim Asociimit dhe nënkomiteteve sektoriale për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit duhet të plotësojë dhe ushqejë procesin analitik që nisim sot.

Konvergimi i strukturave bashkërenduese të procesit screening që i paraprin procesit të negociimit me Bashkimin Europian me ato bashkërenduese për zbatimin e detyrimeve të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ka rëndësi kritike, sidomos për vende të vogla si Shqipëria me burime administrative e njerëzore të kufizuara.

Së katërti, fuqizimi progresiv dhe shndërrimi i strukturave ekzistuese në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme dhe në institucionet e linjës, në strukturat bashkërenduese të procesit të screening, që nis nga dita e sotme.

Ky proces ka dy anë të të njëjtës medalje. Nga njëra anë fuqizimi me burime njerëzore dhe financiare dhe nga ana tjetër, planifikimi më strategjik dhe i qëndrueshëm, i strukturave ekzistuese në funksion të bashkërendimit ndërinstitucional dhe monitorimit të procesit.

Por suksesi i kësaj pune të madhe do të varet nga gatishmëria e të gjitha institucioneve si në nivelin teknik e administrativ ashtu edhe të gjithë aktorëve politik. Cilësia dhe shpejtësia e këtij procesi varet nga kontributi dhe përgjegjshmëria e secilit prej nesh.

Së fundmi, komunikimi i këtij procesi ka rëndësi themelore pasi impakti i tij shkon përtej mureve të institucioneve. Ky proces përfshin grupet e interesit, biznesin, shoqërinë civile, botën akademike dhe atë të ekspertëve. E mbi të gjitha të rinjtë e këtij vendi që do të jenë përfituesit kryesor të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Ne duam të përfshijmë në këtë proces të gjithë ekspertizën më të mirë vendase dhe të huaj, shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë atdheut e dëshirojnë të kontribuojnë për këtë objektiv madhor të vendit. Për ta kthyer këtë proces në suksesin e dëshiruar nga të gjithë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali
Para 1 ore

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij
Para 1 ore

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali
Para 1 ore

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 1 ore

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 17 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 20 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

4 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 17 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.