Vjedhja e dyfishte me ARMO-n

Nga Klodian Tomorri –
Qeveria paguan naftetareve pagen per 1 vit, por kompanive qe e kame shfrytezuar ARMO nuk u sekuestron asnje aset. Ne kete rast, pagesa e rrogave per naftetaret eshte subvencion i drejteperdrejte per pronaret e kompanive qe kane vjedhur ARMO-n. Eshte vjedhje e parave te qytetareve per te subvencionuar ata qe kane vjedhur ARMO-n.
Qeveria ka paguar mbi 500 milione euro per ARMO-n, here si taksa te pambledhura dhe here si pagesa rrogash per punonjesit. Me kaq para, ARMO eshte blere 4 here, dmth duhet te ishte vene nen pronesi te shtetit me kohe.
Eshte rregulli me i thjeshte. Kur fut kapital ne nje kompani per te mbuluar humbjet, nderkohe qe aksioneret e tjere nuk e bejne ti merr pronesine e kompanise sepse ndryshon e raportet e aksioneve. Por keta nuk e bejne. Qeveria fut parate e qytetareve per te mbuluar vjedhjet dhe humbjet e ARMO-s, nderkohe qe pronesine e mbajne te tjeret.
Keta kane gjetur nje skeme qe mbulojne humbjet pa ndryshuar strukturen e pronesise. Kjo eshte vjedhje e parave te qytetareve. Dhe pjese me qesharake eshte se kete e trumbetojne si veprim te mire.
Merrini aksionet e ARMO-s mbrapsht. Veç kesaj, sekuestroni asetet e te gjitha kompanive qe e kane shfrytezuar dhe nuk kane paguar taksat. Ndiqni ligjerisht aksioneret qe nuk duan te paguajne detyrimet. Pastaj beni politika sociale.

SHKARKO APP