Vladimir Putin kërcënon: ISIS do ta zhdukë edhe me armë bërthamore
Nuk ndalon Putin deri në zhdukjen e ISIS. Lufta e Vladimir Putin kundër islamikëve të ISIS po bëhet gjithmonë e më e fortë.
Presidenti i Rusisë është zemëruar së tepërmi pas ekzekutimit brutal të 6 rusëve nga Anatoly Zemlyanka, i ashtuquajtur “kasapi i rusëve” ose Xhihadi Xhon i ri. Lideri rus ka shpjeguar në një konferencë për shtyp se raketat Kalibr dhe ato A101 mund të pajisen në majën e tyre mbushje normale por edhe bërthamore. “Shpresoj të mos jetë e nevojshme, por nëse është, do përdorim armë bërthamore kundër ISIS”, tha Putin. Por rreziku i armëve bërthamore është shumë i lartë pasi do ta bënte të pabanueshëm qytetin e Raqqas ku qendrojnë xhihadistët. Ndërkohë dje për herë të parë Rusia ka goditur me nëndetëse nga Mesdheu drejt Sirisë. Putin deklaroi se do të luftojnë me çdo armë xhihadistët deri në zhdukjen e tyre.