Votime në kohën e terrorit

Ende është e paqartë se cili do të jetë motivi vendimtar për qytetarët e Britanisë së Madhe në votimet e ditës së sotme. Atentatet në Londër dhe Mançester ndikuan në fushatën elektorale në Britaninë e Madhe, sikurse më parë në Madrid apo Paris. Pas atentateve në Londër partitë e ndërprenë madje fushatën elektorale. Por ato i nxitën edhe më tej diskutimet e zjarrta për kryeministren konservatore Theresa May dhe sfiduesin e saj Jeremy Corbyn nga partia liberale e majtë e laburistëve.

Kryeministrja May u shpreh për një kurs të rreptë tani e tutje, por kur ishte ministre e Brendshme ajo kishte shfuqizuar kontrollet nga ana e organeve të policisë dhe sikurse shprehet politologu Anthony Glees në intervistë me DW “në Britaninë e Madhe ka rreth 23.000 xhihadistë, që nuk mund të kontrollohen pikërisht për shkak të heqjes së kontrolleve nga May në vitin 2010.”

Großbritannien Labour Chef Jeremy Corbyn (Getty Images/I. Forsyth)Jeremy Corbyn

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe Jeremy Corbyn, i cili është simpatizant i IRA-s dhe deri në momentin e atentatit në Mançester qe shprehur për bisedime me terroristët, tha se nëse do të fitonte do të kujdesej që në rrugë të ketë më tepër policë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Konflikti i brendshëm si lajtmotiv

Sipas politologut Glees “politika në Britaninë e Madhe është e pafuqishme, sepse vendi gjendet në një gjendje tepër të rëndë”. Sipas tij pasi britanikët votuan pro Brexitit pa e ditur se çfarë do të thoshte kjo, vendi gjendet në një gjendje konstante krize, në një rreth politik vicioz dhe kjo e bën vendin të lehtë për t’u sulmuar.

Ende është e paqartë se cili do të jetë në fund të fundit motivi vendimtar për qytetarët e Anglisë, Uellsit, Skocisë dhe Irlandës së Veriut, gjatë zgjedhjeve të sotme, ku ata votojnë në 650 zona zgjedhore për kandidatët e tyre.

Schottland Wahlkampf (DW/Peter Geoghegan)

Përveç sigurisë së brendshme fjala është gjithashtu edhe për marrëdhëniet e ardhshme të Britanisë së Madhe me Evropën dhe të ardhmen e vendit. Po ashtu në diskutim është edhe rruga e Skocisë drejt pavarësisë si edhe debati për të ardhmen e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar (NHS), një institucion që për britanikët është i shenjtë.

Pas sulmeve terroriste partitë në Britaninë e Madhe u treguan të përmbajtura në sulmet ndaj njëra-tjetrës. Por kushdo që të dalë fitues, për të puna e vërtetë fillon pikërisht pas zgjedhjeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?