Votimet treguan dështimin fatal të Ramës dhe Rilindjes

Më 30 qershor u mbajtën votimet njëpartiake, moniste nga PS.

Ish-ambasadori, Prof.Dr. Lisen Bashkurti, thotë se me këtë bojkot, sovrani foli duke afirmuar kauzën e pluralizmit politik. Në një koment për gazetën “Telegraf”, Lisen Bashkurti u shpreh se rezultati i pjesëmarrjes së ulët të zgjedhësve tregoi dështimin fatal të Kryeministrit Rama dhe Rilindjes së tij.

“Qetësia shprehu kulturën demokratike te qytetaret shqiptarë dhe opozita. Fitoi opozita politikisht. Fitoi Presidenti institucionalisht dhe moralisht. Por beteja vazhdon nga rreziku i vakumit institucional. Urime Shqipëri!” deklaroi për Telegraf, Prof. Lisen Bashkurti.

SHKARKO APP