Votoni Gjykaten Speciale nese nuk doni te kryqezoni Kosoven

 

Nga Pandeli Majko

Diskutimi per Gjykaten Speciale ne Kosove nuk ka si te shmanget. Ai nuk eshte vetem juridik por ne nje menyre apo tjeter po diskuton statusin e shqiptareve ne rajon. 
Debati eshte edhe politik por po ashtu prek statusin nderkombetar te Kosoves.

Duke mirekuptuar cilindo qe ka rezerva te ndershme karshi formimit te kesaj Gjykate deshiroj ti shpreh konsideraten time por jo perkrahjen. 
Shkurtimisht, deshiroj te them se krijimi i Gjykates Speciale ne Kosove nuk ka te beje vetem me rregjimin juridik te brendshem te shtetit te Kosoves. Ne se do te ishte vetem keshtu… do te isha ne krah te kundershtareve te kesaj gjykate. Por, nuk eshte keshtu!

Per te ardhmen e shtetit te Kosoves krijimi i kesaj gjykate ka te beje me statusin nderkombetar te saj. 
Eshte e qarte se ne kete proces te nisur ne fund do te kemi, ne cdo rast, nje Gjykate Speciale. Ceshtja shtrohet ne se ngritja e saj do te behet sipas propozimit amerikan dhe europian apo sipas variantit rus.

Varianti i pare perkon me pranimin e Gjykates Speciale i cili ne procedure eshte ajo e nje shteti sovran qe vendos me vota ne Kuvendin e vet.

Varianti rus eshte ai i “kryqezimit” nderkombetar te Kosoves ne Kombet e Bashkuara duke zhvlehtesuar investimin per statusin e saj ne marredheniet nderkombetare.

Ne kete proces me konkluzion te njejte ceshtja shtrohet ne se Kosova do te vendose si nje shtet sovran apo do te pranoje statusin e nje “fshati nderkombetar” qe deshiron ti ofroje varianti rus… 
Rrugetimi i statusit te shtetit te Kosoves ka ecur dhe po ecen ne nje rruge te ngushte ku kthesat nuk jane komoditet. Mundesite jane vetem dy. Te ecet perpara ose e kunderta. Per kombet e vegjel si shqiptaret koeficienti i gabimit ne histori nuk eshte problem i procedures por matet me kohen e humbur.

Gjykata Speciale fton deputetet e Kosoves te bejne nje akt te diskutueshem ne raport me funksionimin e nje shteti normal. Por, nga ana tjeter ai eshte padiskutim i nevojshem per te ruajtur statusin nderkombetar te shtetit. Ne cdo rast dhe per cdo shtet, e dyta vendos per te paren.

Balanca e nje veprimi ne dukje te padrejte ne emer te se ardhmes e ben votimin e Gjykates Speciale perulesisht te detyrueshem. Historia i ka mesuar shqiptaret se heroizmi ne nje beteje te humbur eshte metafore e Luftes se Kosoves ndodhur shekuj me pare. Sigurisht.

SHKARKO APP