Vrasjet, krimi, bandat janë çështje performance…!
Forum E Mërkurë, 12 Maj 2021 23:12
Nga Ylli Dylgjeri –
Keshtu e thote Ligji per Policine e Shtetit, edhe pse ne Shqiperi eshte rritur situata kriminale. Çdo dite vrasje.
Po i merrret jeta njeriut. Po traumatizohet shoqeria.
Çdo dite krime mafioze dhe…Drejtori i Pergjithshem i Policise vazhdon çdo dite te shkoj normalisht ne zyre.
Pas kesaj situate kriminale kush mban përgjegjësi?
Heshtje. Nuk ka asnje ndëshkim. Asnjë shkarkim!
Çfarë thotë Ligji i Policise se Shtetit per detyrat e Drejtorit te Pergjithshem në detyre?
Po citoj më poshtë Ligjin:
Drejtori i Policisë së Shtetit
1. Drejtori i Policisë së Shtetit është autoriteti më i lartë ekzekutiv, administrativ e operacional i policisë dhe përgjigjet drejtpërdrejt para ministrit për realizimin e politikave, performancës dhe objektivave të përcaktuar.
2. Drejtori i Policisë së Shtetit:
a) organizon, drejton dhe kontrollon veprimtarinë e policisë; Fletorja Zyrtare Viti 2014 – Numri 137 Faqe|6339
b) menaxhon burimet njerëzore;
c) menaxhon dhe është përgjegjës për buxhetin;
ç) nxjerr akte administrative të përcaktuara në Rregulloren e Policisë;
d) përfaqëson policinë në marrëdhënie me institucionet e tjera brenda vendit, si dhe në marrëdhëniet teknike dy ose shumëpalëshe me jashte.
Kaq.
Nuk ka kerkush pergjegjesi. Keshtu e ka votuar politika Ligjin, keshtu e ka pranuar edhe asistenca e huaj per policine e shtetit. Ne Nenin 1 flitet se Drejtori pergjigjet para Ministrit per performancen! Nuk e di se çmund te quhet kjo tjeter kjo situate alarmante, veçse kriminale. Por ligji thote se pergjigjet vetem per Performance!!!
Ok. Bjerini, vrisni, terrorizoni popullaten se nuk pergjigjet kerkush… nuk denenohet kerkush ne polici.
Nderkohe po ne Administraten e Larte Publike Drejtori pushohet se ka bere nje vjershe, 4 vargje ne Facebook.
Nuk ka vdekur kerkush. Nuk ka vdekur as duke qeshur.
Atehere kush mban pergjegjesi? Vetem politika.
Ky eshte regjimi.