Winston Çurçill dhe taksisti
Ish-kryeministri anglez Winston Çurçill kish hipur nje dite ne taksi per te shkuar drejt zyrave të BBC për te dhene një intervistë.
Kur mbërriti aty, i kërkoi taksistit ta priste 40 minuta derisa të kthehej serish..
Taksisti i kërkoi ndjesë duke i thënë:
“Më ndjeni zotëri, nuk mund t’u pres…duhet të shkoj patjetër në shtëpi e të dëgjoj intervistën e kryeministrit Çurçill, pasi ajo do transmetohet pikërisht në këtë orë…Winston Çurçill”
Çurçill u befasua nga këto fjalë e u gëzua sakaq qe nje njeri i thjeshte kish interes të degjonte fjalën e tij…
Paskesaj nxori nga xhepi dhjetë paund, duke ia lënë bakshish taksistit…
Taksisti sapo pa kartmonedhën tha: “Në djall vaftë Çurçilli me gjithë intervistën e tij zotëri…shkoni ku të dëshironi, unë do tu pres këtu derisa të vini!”.