Xha Guidos s’i kujtohen emrat…!

Nga Ylli Dylgjeri/Më kujton kjo një histori të një xhaxhai tjetër. Xhaxha Goles. I kish humbur kujtesa dhe “burrëria” nga mosha. Në kërkim të saj vuante në ditet e mbetura të jetës. Por vuante më shumë kur ngjiste shkallët në apartament…
E inatoste një plakë ne katin e dyte. Plaka shejtane, për ta provokuar i nxirrte kofshën në shkallë, në derën gjysëm të hapur të shtëpise.
Xha Golja turfullonte sa herë plaka provokonte. Ç’ti bënte komshijes qefleshë? Vrau mendjen e kërkoi derman te mjeku specialist për burra.
Me të pyetur e gjeti mjekun. Shkoi. U vizitua dhe i kërkoi me turp të madh, të paktën ta bënte edhe një herë burrë. Mjeku pasi e dëgjoi, i dha një kokërr për ta burrëruar edhe një herë.
Ta pish- i tha, përpara se të ngjitesh në shkalle!
E kështu bëri. E piu kokrrën. Kokrra pas ca çastesh i dha efektet e veta. Xha Golja çuditërisht erdhi në formë.
Ngjiste e zbriste shkallët sa të dilte plaka, dhe i skuqur thërriste:
Ça do bëja unë, ça do bëja unë?
Kokrra kish dhënë efektet poshtë, por sklerozën se kish kuruar lart…Nuk mbante mënd çdo bënte!
Kështu dhe xha Guido piloti. Shko e hajde në fushen e Ishmit, e si mban mend emrat e shokëve që e frynë për paratë e drogës.

SHKARKO APP