Ylli Dylgjeri i drejtohet Ramës: Ke mbaruar edhe në prapagandë, o xhaje!

Nga Ylli Dylgjeri

Ke mbaruar edhe në prapagande o xhaje!

Do fitojmë mandatin e tretë! – tha Rama. Qesharak!
E hapi dje fushatën, nga një Resort peshku, me foton
e Skënderbeut nga pas, e me Ilir Beqen & Co në krye !
Uaaaaaau!
Më shumë se për të qeshur edhe peshqit. Dhe si të mos mjaftonin këto i ushqeu prapë peshqit me karremat e vjetër. Po nuk i panë dhe shijuan prej 6 viteve shqiptaret karemat e Tu? I motivon më socialistët sot Resorti yt? A nuk panë pronarin e Tij si i shante e kërcënonte me libër shpie puntorët që luftonin per kafshatën? Me kë tjetër kërkon të motivosh Ti? Me oligarkinë? Me Ilir Beqen, që s’mbeti media e shqiptar pa njohur për bëmat e Tij në Shëndetësi? Apo me Lindita Nikollën me shoqe? Me borxhin? Me BE-në? Me papunësinë? Me krimin? Me emigracionin? Me PPP-të? Me Erion Velitë?
Shporta jote e Komisareve të Qarqeve është bëre si kaçilja e qershive të Nastradinit qe pasi i përmorën i mori serisht t’i hante duke thëne: kjo hahet se nuk është lagur, kjo hahet se është e thatë, e kështu serrisht i nxorri fundit kaçiles.
E në fund si për ta mbyllur, për të treguar forcë na vë dhe Skenderbeun që luftoi me turqit pas vetes në sfond! Haaaaaaaa! Po kujt i hyn në sy sot forca e Skënderbeut? E para se po krahasohet me Ty!
E dyta, se propagandohet nga Elisa e doganave që e krahason me Ty pa doganë. E treta, turqit janë prezentë e të kudondodhur në këtë vend aq shumë sot, sepse i kanë zotruar detrat e tyre që Ti ia ke lëshuar pa nishan grekut!
E sheh… që ke pjerdhur edhe në propagandë o xhaje?
S’ke takat për tre herë.

SHKARKO APP