Ylli Dylgjeri i shkruan Ilir Metës: Mjekësi falas në ambjentet e Kuvendit të Shqipërisë
Nisur nga debatet e fundit në Kuvend, ku nuk kanë munguar dhe tentativat për rrahje, gazetari Ylli Dylgjeri i ka dërguar një letër të hapur Kreut të Kuvendit, Ilir Meta. Ai shprehet se duhet mjekim falas për gjithë deputetët.
Leter e plotë e gazetarit Dylgjeri
Drejtuar: Zotit Ilir Meta
Lënda: Mjekësi falas në ambjentet
e Kuvendit të Shqipërisë
I nderuar Kryetar,
Duke ndjekur në media punimet e Kuvendit, duke ndjekur fjalën e deputetëve, duke ndjekur gjuhën e përdorur, duke ndjekur gjestet, marr guximin t’ju kërkoj Ju, e nëpërmjet Jush, Kuvendit, hapjen e një klinike mjekësore falas sëbashku me farmacinë (jo online), për tju ofruar ndihmë shëndetsore deputetëve në Kuvend.
Ndjeshmëria publike konstaton se deputetët për çdo ditë që kalon, po sëmuren nga streset mendore e fizike dhe herë herë nga epidemia e tërbimit.
Mjekët janë aty, mes jush. Shfytëzohini si mjekë e jo si deputetë!
Kjo e shpejton realizimin e këtij projekti shëndetsor GRATIS.
Le të filloj nga Kuvendi, shëndetsia falas.Kjo sallë ka nevojë të shërohet më shumë se çdo sallë tjetër në këtë vend të sëmurë.
Ju lutem kryetar, veproni, gjëndja shëndetsore është më e rëndësishme se dekriminalizimi.Veproni sa situata shëndetsore nuk ju ka dalë tërësisht jashtë kontrollit!
Me respekt,