Ylli Dylgjeri: Kush e përdhunoi Alida Hiskun?
Nga Ylli Dylgjeri/
Lexova sot një intervistë të këngëtares A.Hisku dhe mbeta disi i befasuar për mungesën e fakteve në prononcimin e saj.
Si shumë të tjerë e kam jetuar edhe unë atë kohë…
Por, pas 25 vjetëve mendoj se dosjet hapen edhe me ligj.
Zonja Hisku, edhe pse me mungesa në kujtesën e saj thotë sërisht se: Më kanë përdhunuar- po se mbaj mënd???
Mundet të besohet pas kësaj humbje kujtese?
Ndaj, si opinion sot, kërkojmë të dimë edhe për hir të transparencës se :
Kush ishte hetuesi yt Alida?
Për çfarë figure krimi akuzoheshe?
Kush ishte emri i prokurorit që e mbrojti akuzën në gjyq?
Cilët ishin dëshmitarët e akuzës?
Sa u dënuat në shkallën e parë?
Po në shkallën e dytë?
Sa u dënove dhe në cilin kamp e kreve dënimin?
Flet për internime… Sa vjet dhe ku ishe në internim? Janë përgjigjet e këtyre pyetjeve që do bindin lexuesin për vuajtjen tuaj të vërtetë. Nese ke vështirësi, mund ti drejtohesh për informacion Ministrisë së Drejtësisë, Shoqatës se Persekutuarve, Institutit të Përndjekurve, etj.