Ylli Dylgjeri, pas nismës së Ministrit Saimir Tahiri: “Po fle me Çuçin” (macen)!

Ylli Dylgjeri nuk ndalon në humorin e tij karakteristik. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri propozoi dje se dhunën dhe keqtrajtimin e kafshëve do ta bëjë vepër penale dhe dënimi maksimal shkon deri në 3 vite burg.

Dylgjeri ka publikuar në Facebook një foto me macen e tij, që pas nismës së ministrit Tahiri e mban në krevatin e tij.

“Pas nismës ligjore të Tahirit, “3 vjet burg kush i keqtrajton kafshët”…po fle me Çuçin!”, shkruan Ylli Dylgjeri.

Humor i idhët dylgjerian!

14224698_10207592752797980_3036555062141954315_n

Projektligji 

Neni 1

“Keqtrajtimi i kafshëve”

1. Braktisja e kafshëve përbën kundravajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 10.000 lekë gjer në 30.000 lekë.

2. Kushdo që, pa arsye të ligjshme, plagos një kafshe, apo e nënshtron atë ndaj veprimeve që sjellin vuajtjen e saj, dënohet me burgim nga 3 muaj gjer në 6 muaj.

3. Kur si pasojë e veprimeve të kryera në pikat 1 dhe 2 të këtij neni shkaktohet ngordhja e kafshës, dënohet me burgim nga 6 muaj gjer në 12 muaj dhe me gjobë nga 50.000 lekë gjer në 100.000 lekë.

Neni 2

Shfaqjet, konkurset dhe luftimi ndërmjet kafshëve

1. Shfaqjet dhe konkurset e jashtëligjshme ku marrin pjesë kafshë, dënohen me gjobë nga 20.000 deri në 50.000 lekë

2. Prodhimi, shpërndarja, shitja e botimi i imazheve të luftimeve ndërmjet kafshëve, me çdo mjet ose formë, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë deri në 200.000 lekë ose me burgim deri në 1 vjet.

3. Organizimi i luftimeve dhe veprimtarive të dhunshme me kafshët, dënohet me burgim nga 1 vit gjer në 2 vjet dhe me gjobë nga 100.000 deri në 300.000 lekë.

4. Luftimi mes kafshëve që organizohet për qëllime përfitimi financiar dënohet me burgim nga 1 vit gjer në 2 vjet dhe me gjobë nga 500.000 deri në 1.000.000 lek

5. Nëse nga aktet e përcaktuara në pikën 1, 2, 3 dhe 4 të këtij neni shkaktohet ngordhja e kafshës, dënohet me burgim deri në 3 vjet, si dhe me gjobë deri në 1.000.000 lekë.

Neni 3

Kryerja e eksperimenteve me kafshë

1. Kryerja e eksperimenteve të jashtëligjshme me kafshët dënohet me burgim deri në 3 vjet, si dhe me gjobë deri në 1.000.000 lekë

Neni 4

“Përdorimi për qëllime përfitimi të lëkurës së kafshës”

1. Përdorimi i jashtëligjshëm i lëkurës së kafshëve shtëpiake, për prodhimin e artikujve prej lëkure, dënohet me burgim 2 vjet deri në 3 vjet dhe me gjobë deri në 500.000 lekë.

2. Përdorimi i jashtëligjshëm i lëkurës, pendëve apo pjesëve të tjera të trupit të kafshëve të shpallura specie të rrezikuara dënohet me burgim deri në 3 vjet dhe me gjobë deri në 1.000.000 lekë.

SHKARKO APP