Ylli Dylgjeri “shpërthen” ndaj mediave: Batakçinj dhe gojëkyçur
Në një kohë kur beteja për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar po shkon drejt finales, një rëndësi të veçantë merr dhe mbulimi mediatik që i bëhet kauzës, dhe informimi i drejtë i publikut.
Teksa dje ka pasur një sërë lëvizjesh dhe prani të shtuar qytetarësh në oborrin e Teatrit Kombëtar, pas vendimit të Këshillit Bashkiak për prishjen e tij, Fax News ka qenë e vetmja media që ka qendruar pranë artistëve deri në orët e para të mëngjesit.
Intervista, transmetime live me orë të gjata, ekipe në terren, për të transmetuar të vërtetën e artistëve, që herë etiketohen si trushplarë dhe herë të tjera si heronj, dhe në fundin e të gjithës shprehen se nuk do të tolerojnë asnjë ndërhyrje në godinë.
Këtë rol që Fax news e ka marrë përsipër tashmë prej më shumë se dy vitesh, e ka vlerësuar dhe gazetari Ylli Dylgjeri, i cili ka shpërthyer ndaj mediave të tjera në vend, drejtuesit e të cilave i quan batakçinj dhe gojëkyçur.
“I lumtë FAX NEWS ALBANIA! Ja pavarsia e mediave në Shqipëri. Vetëm FAX News transmeton Live protestën për mbrojtjen nga prishja të Teatrit Kombëtar. Kjo është Albania sot. Ky është Lajmi. Bravo TV FAX News! TURP për të gjthë drejtuesit batakçinj të TV të tjera gojëkyçur”, shkruan Dylgjeri në postimin e tij në rrjetet sociale.