Ylli komunist në gjoks dhe fshehja e tradhtisë kombëtare

Nga Dritan Kaba

Kësaj radhe vendosi në gjoks flamurin e komunizmit! As më shumë, as më pak, një karshillëk ndaj viktimave të komunizmit! Tallje për ato mijëra jetë të humbura,

Ëndrra të prera me përdhunë.

Miliona vite burg dhe mijëra jetë fëmijësh të shkatërruara.

Pushkatime, varje, burgosje, internime, ishin sot si krenari në gjoksin e Edi Ramës.

Por në fakt pse e bëri këtë shfaqje të turpshme dhe kriminale?

Asgjë më shumë se ne sot të merremi me kollaren, jo me tradhtinë e Ramës.

Ai sot deklaroi se do shkojë në Gjykatën e Hagës. Buzëqeshja e ministrit të Jashtëm grek ishte shumë domethënëse. Atij i ndriti fytyra. Se si do dalim në një gjyq ndërkombëtar me Greqinë besoj se jemi të qartë të gjithë.

Shqipëria shkon me një det 6 milje të shpallur, ndërsa Greqia me një kufi prej 12 miljesh.

Kjo është tradhtia më e madhe pas asaj të Esat Toptanit.

Ndaj nuk duhet të merremi vetëm me yllin komunist që kishte varur ne gjoks, por edhe me tradhtinë e tij.

Gjyqet ndërkombëtare e kanë treguar që mbajnë anën e më të përgatiturit, e më të fortit!

Marrëveshja e vitit 2009 do jetë shumë herë më e mirë se vendimi i Hagës.

Gjithsesi sot Edi Rama u rreshtua me diktaturën, me tradhtarët e Shqipërisë, me kriminelët e diktaturës. Sot ai përdhosi gjakun e mijëra shqiptarëve!

SHKARKO APP