Ylli Manjani: Incidentet te zyrat e FRD edhe në Elbasan, mund të shërbejnë vetëm për të trembur votuesin normal

Nga Ylli Manjani –
Kujdes!

Të dy incidentet, pra edhe tek zyrat e FRD edhe në Elbasan, mund të shërbejnë vetëm për të trembur votuesin normal.

Fiks këtë qëllim ka qeveria moniste!!! Të ketë votime militantësh, duke larguar votuesin që bën dallimin.

Edhe sikur të bëjmë kompromis e të pranojmë tezën “nuk ka President normal, në kushte anormaliteti”, prap anormaliteti nuk trajtohet me anormalitet, sepse i shërbehet anormales në fund të fundit.
Dhe anormalja është vijimësia e qeverisë së kalbur moniste!

Prandaj ftesa është për më shumë normalitet. Në normalitet kuptohet më qartë sjellja anormale.

Fjala vjen nëse nuk do ishte prezent Presidenti tek incidenti në zyrat e FRD, do ishte më e spukatur veprini abuziv dhe hakmarrës i Erion Velisë dhe Edi Ramës. Në fakt njerëzit mbajnë në mendje reagimin nervoz të Presidentit, reagim i cili kalon në plan të dytë hakmarrjen politike të monistëve. Shumica përpiqen të shohin nervozitetin e Presidentit si “vota të munguara për LSI”, duke lënë në plan të dytë kalbëzimin e pushtetit monist.!!

Ja pra përse anormaliteti shkon në favor të sunduesve, jo votuesve.

Personalisht do ta kisha preferuar një President qoftë dhe “anormal” në një situatë kur vidhen zgjedhjet jo zyrat e partive.

Ndërsa incidenti në Elbasan ishte një demonstrim muskujsh dhe një përpjekje për të nxjerrë PD në situatë agresioni. Normaliteti i sjelljes së PD, thjesht nxori Ramën anormal me të fortët e tij.

Në çdo rast, mendoj se opozita nuk ka hesap të luajë anormalen. Të paktën jo deri në zgjedhje.

Në zgjedhje opozitës i duhet pjesmarrje jo largim i votuesve. Dhuna dhe agresiviteti nuk ndihmon, por dëmton.

SHKARKO APP