Ylli Manjani: Ja arsyet përse Shqipëria duhet të ndahet nga Edi Rama

Nga Ylli Manjani

Ka shumë arsye përse Shqipëria duhet të ndahet nga Edi Rama. Shumë!

Por njëra është më e dukshmja: MASHTRIMI!

Për mashtrim në mënyrë masive të përhapur nëpërmjet mediave të blera, si dhe sistematik i konsumuar ditë për ditë, marrëdhënia qeverisëse e shqiptarëve me të duhet të përfundojë këtu! Tani! Menjëherë!

Doni prova të mashtrimit masiv e sistematik?

Po ju kujtoj vetëm një:

Vjet e parvjet Ai njoftoi dhe festoi hapjen e negociatave. Pa pikë turpi edhe para 2 javësh tha “danke Angela” që na i hape negociatat, pa marrë parasysh që për dy vite me radhë i kishte “çelur” negociatat…

Fakti është se nuk qenkan hapur! E pohon po ai vetë, po me të njëjtën pafytyrësi, vetëm se me pak lesh më shumë.

Ky quhet mashtrim ndaj popullit dhe përbën arësye të mjaftueshme për popullin ta shporrë nga qeverisja!

Nuk po marrrim fare në konsideratë as keq e shumë keqqeverisjen, as dëmet e pariparueshme të ekonomisë e të shtetit e as shkatërrimin e demokracisë e dhunimin sistematik të lirive dhe të drejtave kushtetuese.

Nuk po i marrim në këtë arsyetim, jo se nuk janë e as se janë më pak të.rë dësishme. Përkundrazi,janë themelore. Por le të themi se disa prej tyre janë çështje koncepti politik dhe disa janë çështje që i takojnë drejtësisë dhe, kur komentohet politikisht edhe Ai ka të drejtë të flasë politikisht.

Po Mashtrimi si gjest është i rëndë, flagrant dhe shpreh një marrëdhënie të thyer tashmë. Mashtruesit nuk i pranon askush, asnjë njeri e as shoqëri që ka vetëm pak moral.

Kryeministrat e politikanët mashtrues shporren, në çdo vend të botës.

SHKARKO APP