Ylli Manjani: Janë në kurs përplasje me publikun!

Ish-ministri Ylli Manjani shprehet se nuk ka asnjë ligj që ndalon qytetarët të filmojnë policinë, në një mjedis publik. Në një shpjegim ligjor, Manjani shprehet se “nëpërmjet vëzhgimit, publiku vlerëson drejtpërdrejt sjelljen e policisë dhe punonjëve publikë. Është vëzhgimi mjeti me të cilin publiku ushtron të drejtën e tij për të kërkuar llogari përfaqësuesve publikë”.

Mesazhi i plotë i Ylli Manjanit në Facebook:

Sqarim për pyetjen: A ka të drejtë qytetari të fotografojë dhe filmojë policinë në mjedise publike?
1. Nuk di të ketë një ligj të shkruar që të ndalojë fotografimin apo filmimin e sjelljes së punonjësve publikë kur janë në detyrë publike. Policët janë punonjës publikë dhe kryejnë detyrën e tyre në sy të publikut.
2. Syri i publikut janë padyshim edhe mjetet personale smart, më së shumti telefonët.
3. Ka më shumë rregulla që të ndalojnë të fotografosh apo filmosh persona privatë sesa punonjës publikë.
4. Gjithashtu mund të kuptoj disa rregulla etike në prezantimin publik të filmimeve apo fotove që bëhen nga publiku. Fjala vjen ka skena jo etike ose të rënda. Por kjo nuk do të thotë se ndalohet filmimi.
5. Nëpërmjet vëzhgimit, publiku vlerëson drejtpërdrejt sjelljen e policisë dhe punonjëve publikë. Është vëzhgimi mjeti me të cilin publiku ushtron të drejtën e tij për të kërkuar llogari përfaqësuesve publikë.
*****
Dy fjalë më shumë, përtej sqarimit:
Sjellja e policisë kundër 4 personave që kanë filmuar veprimet e dhunshme të policisë në mes të Tiranës, është haptazi ABUZIVE.
Akoma më abuzive është ndërhyrja e dhunshme në telefonin celular të Ergys Mërtirit! Kjo ska as ligj e as bythë ku të rrijë!
Më në fund, po më mos ishin filmimet e njerëzve do kishte qenë shumë e vështirë të zbuloheshin shumë ngjarje, përfshi dhe 21 Janarin (meqë qeveria ende mbrohet me këtë ngjarje).
Janë në kurs përplasje me publikun! Qartësisht është kështu!

SHKARKO APP