Ylli Manjani: Me kë tallen këta?

Nga Ylli Manjani

Reagim skandaloz e i papërgjegjshëm.

Ministrja e Drejtësisë në një reagim të fundit të saj, ndër të tjera, thotë se “ …. ekstradimi duhej bërë sepse duhej treguar seriozitet para Italianëve…”

More janë në terezi këto apo jo?!

Po çfarë është kjo Ministre e Drejtësisë e Republikës së Shqipërisë apo zëdhënëse e qeverisë Italiane?!

Mirë që mohon ligjin Shqiptar, sipas të cilit askush që po hetohet nga drejtësia jonë nuk mund të ekstradohet, po mohon dhe veten e saj?!

Para dy ditësh njoftoi zyrtarisht se “nuk e dinte që i ekstraduari ishte nën hetim nga drejtësia jonë”. Mbi këtë njoftim iu përveshëm Prokurorisë dhe mirë bëmë. Por, sot kjo tregon se e paska ditur dhe se “është e bindur se ka bërë mirë që e ka ekstraduar”.

Çfarë bëhet kështu?! Me kë tallen këta?

Lere po ka gjetur kohë të merret dhe me politikë dhe me opozitën!!!

Ç’hyn opozita këtu?! Ç’i bëri opozita asaj që merr pjesë në një krim kundër drejtësisë së vendit të saj?!

Sinqerisht, nuk kisha ndërmend, për arësye etike, të merresha me një Ministër Drejtësie! Por rasti tejkalon çdo etikë.

Ka shkelur ligjin dhe rëndë madje! Ka kryer një ekstradim pa verifikuar asnjë të dhënë zyrtare dhe me pasojë të rëndë, për drejtësinë!

Do kishte qenë e udhës që kjo të pranohej dhe menjëherë të kërkonte Riekstradimin e personit!

Mbase kështu do ja kishte falur opinioni dhe drejtësia shqiptare!

Por kjo sjellje nuk shkon! Nuk pranohet kjo arrogancë!

Ende besoj se dikush brenda prokurorisë së shtetit do reagojë. Ndoshta edhe vetë Zonja Marku që duket se e kanë rrethuar me shërbëtorë të Rilindjes!

Nëse sheh përtej atij rrethimi, mbase vepron!

Nuk shkon më me ping-pong, as me arrogancë! Nuk shkon!

SHKARKO APP