Ylli Manjani: Një sqarim i domosdoshëm

Nga Ylli Manjani-

Kam vënë re se disa komentues dhe portale me prirje apo rrjeshtim nga qeveria e kanë marrë statusin tim të fundit dhe e shesin si “mendim zyrtar i LSI”.

Madje dikush kishte shkruar që “LSI i bën presion Bashës”…

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto janë absurditete që përdoren në kontekst të caktuar dhe nuk kam ndërmend të sqaroj asnjë portal apo komentues politik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo që kam shkruar e stërshkruar, thënë e stërthënë këtu në FB por edhe në media mbetet e vërteta sipas meje dhe askujt tjetër.

Unë mendoj lirisht me mendt e mia dhe shprehem me fjalët e mia. Të askujt tjetër, por të askujt fare!

Kështu ka ndodhur me mua gjithmonë, ndaj dhe partitë nuk para pëlqejnë njerëz që mendojnë me mendt e veta.

Po të kisha menduar me mendt e partive sot do isha ende lart diku në ndonjë dikaster duke bërë pallë dhe jo në FB duke ndarë fjalë.

Edhe kur kam shërbyer ministër, kam patur piketat e përgjithme politike parasysh, por deklaratat, qëndrimet zyrtare kanë qenë të miat pa asnjë ndikim tjetër, përvec se ligjor, moral e social.

Asnjë apo asnjë ndikim politik nuk arriti të depërtojë në qëndrimet e mia,të cilave ju mbetem besnik edhe sot e kësaj dite, sepse kanë qenë parimore.

Kuptohet, ndaj dhe u shkarkova…

Prandaj të thuash sot se statuset e mia qenkan qëndrim zyrtar i LSI është gënjeshtër dashakeqëse.

Jo se nuk do më vinte mirë që LSI të dëgjonte këshillën time, por e vërteta është se ato mendime janë të miat.

Me parti pa parti mendimet e publike të shprehura nga unë janë të miat!

Dhe për ato mendime nuk jap llogari askund. Në shoqërinë demokratike llogari jepet për veprimet e jo për mendimet.

Ta flenë mendjen kushdo që sheh lojra politike tek deklarimet e mia.

Unë kaq kam për të thënë dhe skam ndërmend ta them përherë, pas çdo shfaqje mendimi…

Manjani: Rama duhet mundur në pushtet. Opozita fiton bindshëm

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?