Ylli Manjani: Opozita duhet të bindë çdo shqiptar përse duhet të dalë nga shtëpia ditën e zgjedhjeve për ta votuar atë
Nga Ylli Manjani
Plumbi jo gjithmonë del me plumb.
==========
Ka një javë që opinioni diskuton mbi Ramën; mandatin e tretë; PS; luftën e brendshme; strategjinë e saj elektorale; Elisën-Erionin-Beqen-Damianin; por edhe Gjushin-krimin&co…
Fiks siç e donte Rama dhe propaganda e tij. Të marrë vemendjen maksimale publike.
Çështja është se edhe opozitarë, komentues opozitarë dhe media të opozitës bëjnë fiks këtë gjë:
komentojnë Ramën e PS. Natyrisht duke theksuar se “sa i keq e i mbaruar është”…!! Grackë perfekte!😔
Kam kohë që them dhe e po e përsëris:
Opozita, veçanërisht tani, ka barrën të bindë çdo shqiptar se përse duhet të dalë nga shtëpia, apo të lërë punën ditën e zgjedhjeve dhe të shkojë tek qendra e votimit për ta votuar atë, pra opozitën?!
Argumenti që “Nuk bën Rama dhe PS” NUK MJAFTON!
Që Rama i ka plotësuar orët e veta në politikë dhe se PS ka radhën të dalë në opozitë, nuk ka nevojë ta thotë opozita sepse duket sheshit.
Por opozita duhet të thotë përse duhet votuar ajo?! Duhet ti thotë popullit se:
– si e ka programuar ndërtimin e shtetit të drejtë;
-demokracisë;
-garantimin e lirive e të drejtave; ekonomisë konkurrues të lirë?
Si do të ndalë plagën sociale EMIGRACION?
Si do të afrojë shqiptarët me perëndimin?
Si do ti arsimojë të rinjtë?
Si do të garantojë shëndet publik?
Personalisht mendoj se Republika ka nevojë të rithemelohet, sepse kështu siç e kemi me politikë cikëlmbyllur e sistem të kalbur skemi gjë në terezi. Por kjo ndoshta është shumë…
Sidoqoftë radha është e opozitës të na thotë se çfarë do bëjë? Si e ka idenë?
Duhet ta thotë tashmë se s’ka kohë!
Po të bëjë këtë punë, nuk do ketë hiç kohë të merret as me Ramën e as me kompaninë e tij të propagandës. Këta të fundit (Rama&co) duan që opozita të mos merret as me veten e as me popullin, por me ata.
Dhe po ia arrijnë…
E përsëris dhe s’e them më pas kësaj: përse duhet votuar opozita? Kjo është pyetja themelore që kërkon përgjigje sa më shpejt!
Përndryshe, pa pyetje e pa përgjigje, Shqipëria aty e ka Ramën…
Jo gjithmonë Rama luftohet me Ramën…