Ylli Manjani: U ka mësuar ndonjë taktikë LaCivita për të larguar muxhahedinët, afganët dhe afrikanët?

Nga Ylli Manjani
Zoti Lacivita, kur e pyetën ata gazetatët që e futën në kurth, thotë se “ai eksporton idelogjinë MAGA tek klientët e tij”. Tani pjesë e “ideologjisë MAGA” është edhe përzënia e emigrantëve. (Australianëve madje u tregonte edhe skenare me graqë qajnë në televizor duke kërkuar largimin e emigrantëve).
Tani interesante është të dimë se si PD, klientja e idelogjisë MAGA, do ti përzërë emigrantët e Manzës, që i solli vetë dhe që i shtoi Rama? Po emigrantët Afganas që solli Rama me Yurin dhe Afrikanët e Lezhës që solli Meloni edhe me vendim të Gjykatës sonë Kushtetuese, si do ti përzënë?!
Nuk besoj se ideologjia MAGA na mëson se duhet të përzëmë edhe Bangladeshasit e filipinezet që janë me leje pune. Jo për gjë po sdo ketë se kush tua shtypë butonin e lavatriçes dhe tua kullosë kalamajt pasunarëve.
Po jam kurioz të di, u ka mësuar ndonjë taktikë Lacivita për të larguar Muxhahedinët, Afganët e Afrikanët dhe, nëse po kur do e thonë?! Ikën zgjedhjet dmth.
Kot, kështu për kurizotet e kam këtë se e di që të tjera thonë e të tjera bëjnë. Meqë ra fjala, kam qenë dhe jam kundër kampeve dhe strehimit të emigrantëve me tapi politike të qeverive të huaja, që as punojnë e as zhvillojnë askënd. Kjo është një prej arsyeve pse unë nuk votoj asnjë parti politike në këto zgjedhje.