Ylli Pango: Lady Diana në katror

Nga Ylli Pango –

Nuk e kam kuptuar kurre gjithë atë adhurim deri në çmenduri të shumë njerëzve për Lady Dianën. Ishim një herë në Odense, në Danimarkë. Është qyteti i lindjes i Andersenit.Shkëmbim eksperience pedagogjike. Na çuan dhe në një shkollë të mesme. Mêsuesja u kerkoi nxenesve te shkruanin perse e pelqenin aq shume lady-n.( Nuk kishte pyetje “ a e pëlqeni apo jo? A priori duhet ta pelqenin: Pyetja qe “ Përse?”) Lexuam përgjigjet.
Dikush shkruante “sepse ishte e bukur”, dikush “sepse ishte princeshe e popullit, kujdesej per te varferit…të sëmurët nga AIDS…” si e përqafoi atë fëmijën që kishte AIDS, trashëguar nga prindërit.”( Përpara kësaj Diana kishte pyetur personelin e spitalit, kinse e habitur: “Po pse nuk i adaptojnë prindër të tjerë, këta fëmijë?” Dhe kishte marrë përgjigjen (nuk e merrte dot me mend e gjora)“ po ja i kanë frikë se janë me sëmundje të keqe…”)
Disa vajza shkruan se e pelqenin “nga se ishte e gjate, elegante…”
…Ka që nuk e kanë pelqyer ndonjëherë as si pamje. Po kjo është çështje gustoje. Seicili ka tē vetën. Pak si kaba.( Këtë edhe mund të mos e thoja). “Gusto gusto” thuhet.
…Netflix po jep një seri tjeter te filmit “ The Crown”. Ajo aktorja që e luan Dianën, më bëri të ndryshoj disi mendim per Dianën?! Është më afër Dianës sê supozuar. Më e vërtetë
sidomos se Diana origjinale-artificiale, në takimet e saj me të varfërit dhe të sëmurët. Nuk besohet kollaj në mëshirën, lere pastaj dhëmbshurinë e Dianave. Nuk bën sens jeta që bëjnë, vaniteti, me spektaklin që ofrojnë në media. Janë pak si politikanët. Po luajnë( natyrisht), më dobët se aktorët. Nuk i hyjnë aq mirë rolit. U ka munguar regjia ndofta.
Megjithatê siç e thashë për shkak të aktores, se ç’pata një lloj simpatie për Dianën. Vetem si shembull: aktorja e qan, (e imiton përsosur), atë koketërinë e Dianës sê vërtetë. Kësaj të fundit nuk i shkon fare kurse aktores i del në pah kaq natyrshëm, origjinal.
Megjithëse e di që Diana nuk ka qenë ajo që paraqet aktorja, paskam qejf ta shoh të tillë.
Aktorët vërtet mund të na e paraqesin ndryshe historinë… të na i ndryshojnë në përfytyrim historinë. Personazhet historikë.
Mendo ç’kanë bërë e ç’mund të bëjnë shkrimtarët. Historianët e paguar. Ata të paaftët syresh. Shtrembëruesit e historisë. Vetë harresa jonë.
Ja pak a shumë si mua që po ma ndryshojnë( disi) mendimin për Dianën. Nuk ka rendësi si ka qenë ajo vêrtet dhe sa mirë e di unë këtë.
…Nuk do kemi kohë të habitemi, se do kemi ikur në atë drejtimin e ditur, kur njerëzia të shohë krejt ndryshe nga e vërteta, të admirojë ish diktatorët, vanitozët, produktet e stisura mediatike të figurave të së kaluarës…Tek ne ka jo pak kohë që funksionon

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?