Z.Rama, a duhet të ndëshkohen ata që kanë bërë krime, qofshin edhe ish-Kryeministra?

Nga Viron Bezhani

Shqipëria ka vuajtur dhe po vuan prej vitesh në këtë periudhë tranzicioni për shkak të një grupi njerëzish meskinë dhe të veshur me petkun e politikanit. Ata janë shpesh të frymëzuar prej idesë së kaosit e pasigurimit dhe synojnë të shesin çfarë të mundin, deri edhe nderin e kombin e tyre. Për fat të keq, ne harrojmë dhe jetojmë më këta njerëz, të cilët vegjetojnë qetësisht dhe me paturpësinë më të madhe ngrenë kokën lart dhe kritikojnë apo shpifin me të vetmin qëllim, rikthimin në pushtet.

Para disa ditësh lexova në shtyp se ish-Kryeministri Berisha akuzonte Kryeministrin aktual Edi Rama për spiun të serbëve. Më pas, lexova se ish-Ministri i Financave akuzon për evazion fiskal dhe abuzime Ministrin aktual të Financës. Ish-Ministri i Rendit akuzon Ministrin e sotëm të Rendit për korrupsion etj. Dhe këto akuza vijojnë deri në personazhe mediokër të sportit e politikës, si Spahia e Biba me shokë, të cilët sot akuzojnë Ministrinë e Sportit se po dhunon sportin. Z.Kryeministër, mendoj se rruga për të bërë shtetin ligjor dhe reformën në drejtësi, duhet patjetër ë të vihen para ligjit dhe të ndëshkohen krimet e bëra në të shkuara, të mos i lejoni këta njerëz të politikës, që shkatërruan vendin e sportin të vegjetojnë ende. Në të kundërt do të jetë shumë e vështirë për të zbatuar ligjin. Po ju argumentoj pse unë, si qytetar, mendoj se këta njerëz duhen dërguar para ligjit. Dhe të gjithë këta “politikanë”, sot akuzojnë sepse po lejohen të vegjetojnë.

Duke nisur argumentimin tim nga akuzat e ish-Kryeministrit që ju thotë spiun. Akuza që më kujtojnë të madhin Skënder Sallaku, në skeçin e tij ku “Hajduti thërriste kapni hajdutin”. Mjafton të hapni dosjet dhe do ta shikoni ju dhe mbarë populli “xhevahiret” e tij. Si mundet që mos të bëni asnjë përpjekje për të çuar para ligjit ata njerëz që prishën embargon e Kombeve të Bashkuara ndaj Jugosllavisë së Millosheviçit të viteve ‘90, duke bërë kontrabandën miliardëshe të naftës. Kush e futi Nikolas Geixh në Shqipëri dhe kush e la të bënte mbledhje me banorët e Dropullit? Si ka mundësi mos të dënohet një njëri për vjedhjen e arkivës së shtetit, e cila është vijim i vjedhjes së disketave të Shik-ut në mars të vitit 1997, për të cilin është bërë amnisti?

A mund të harrohet vizita 2 herë e serbit Bumir Bullatoviç, krahu i djathtë i Millosheviç si dhe kriminelit Zheliko Raznatoviç, ose i quajturi famëkeqi Arkan, ku fill pas këtij takimi zbarkuan në Serbi mijëra maune me naftë. Apo afaristi italian që zbuloi se si shiste armët shteti shqiptar. Si mund të harrohen ngjarjet makabre të vitit 1997, apo 14 shtatori 1998? A mund të mos analizohet deklarata e Jakup Krasniqit, që “shumë OJQ islamike po vepronin në Shqipëri si p.sh. Nagar, së bashku me Aijasen, të cilët mbanin lidhje të ngushta me Ajaman Al Zavahari, që supozohet të jetë anëtar i organizatës terroriste të Osama Bin Laden? A mos vallë duhen harruar firmat piramidale? Akuza e Lunikut drejtuar z.Berisha dhe z.Bode për një aktivitet kriminal, që është organizuar nga shteti. A mund të harrohet rrëfimi i gazetares britanike se si Sali Berisha vodhi muzetë në Shqipëri dhe objektet ia bëri dhuratë liderëve të Perëndimit? A mund të harrohet çfarë bëri Ekrem Spahija dhe Bibat me shokë me Federatën e Mundjes, ku edhe sot kujtohet nga ndërkombëtarët si procesi më makabër që mund të ndodhë në sport? Këta barbarë, me petkun e shtetit arritën të kërcënonin me armë vetë institucionet shtetërore.

A mund të harrohet paaftësia dhe abuzimet e ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, që tjetër buxhet miratonte këshilli bashkiak e tjetër buxhet zbatonte? Apo abuzimet financiare që ka bërë me “rrugën e kombit”. A mund të harrohen ato që kam parë me sytë e mi te lojërat e fatit, se si abuzohej me miliarda lekë në kurriz të shtetit, ku për të gjitha ishin në dijeni si ish-Ministri Bode ashtu dhe ish-Kryeministri Berisha? A mund të harrohet ish-kryetari i komunës Velipojë, i cili në vitin 2013 shiste gurë nga mali dhe i vendoste çmimin e bënte dhe kontrata me firmat për shitjen e tyre, sikur të ishte në pronën e vet? O Zot! Kjo është Shqipëria jonë. Vetëm me këta pak shembuj që po ju servir do të kuptojmë rrugën e Shqipërisë. Dhe për të gjithë këto sa thashë më sipër ka prova. Prandaj z.Kryeministër, me lind e drejta të pyes: A do të dënohen ata persona, qoftë edhe ish-Kryeministra, të cilët kanë shkelur ligjin, ku ish-ministra dhe kryeministra ulërasin e pëllasin në mënyrë vulgare në Parlament ose në television. Nuk mund të lejohet që këta njerëz të mos përgjigjen para ligjin, ku mjafton të kujtojmë se lojërat e fatit drejtoheshin nga policia e shtetit dhe ish-ministri del e akuzon. Apo ish-Ministri Bode, i cili shikonte me sytë e tij dhe i shijonte ato miliarda lekë që abuzoheshin nga kupola. Nëse do t’i lejojmë z.Kryeministër këta njerëz, përsëri ata do të kërkojnë të vinë në pushtet dhe të vazhdojnë rrugën e tyre. Pasi vesi i tyre i është kthyer në virtyt dhe virtyti në ves. Të gjitha këto shembuj që dhashë vijnë nga moszbatimi i ligjit, sepse ata e dinë që ligji është shkalla më e lartë e politikës, që cilido shtetas dhe funksionar i sheh si të barabartë dhe duhet të zbatohet nga të gjithë.

A ka Qeveri që mund të rrijë pasive para këtyre krimeve të bëra ndër vite? A mund të ketë moral ish–ministri Bode ose të lihet pa u gjykuar? Një politike e tillë e gabuar z.Kryeministër i ka kushtuar shumë Shqipërisë dhe për këtë arsye ata njerëz duhet të gjykohen, pasi për të hyrë në Europë duhet të zbatohet vetë ligji, sipas parimit të Theodor Rosvelt: “Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin e askush jashtë tij. Por as edhe t’i kërkohet leje kurrkujt kur kërkohet zbatimi dhe bindja ndaj ligjit”.

SHKARKO APP