Zbardhen dëshmitë e Ramës, Metës, Berishës e Tahirit për Tom Doshin

 

Katër muaj nga dita kur drejtues të lartë të shtetit shqiptar shkuan në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dëshmuar mbi deklaratat e deputetit Tom Doshi, se ndaj tij ishte planifikuar një atentat zbardhen dhe dëshmitë e tyre.

Çfarë u tha në dhomat e mbyllura të prokurorisë të premten e 6 marsit 2015 nga kryeministri  kryetari i Kuvendit, ministri i  Brendshëm dhe ish kryeministri Sali  Berisha.

Ata u thirrën si persona që kishin dijeni në lidhje me denoncimin që kishte bërë Doshi.

Ky i fundit pretendon se kreu i Kuvendit Ilir Meta kishte përgatitur një atentat ndaj tij dhe deputetit të PD-së, Mëhill Fufi.

Dëshmitë u dhanë përpara prokurorëve Adnan Xholi dhe Blerim Tominaj

SHKARKO APP