Zbardhen përgjimet e Doshit dhe Frrokut për “atentatin”
Zbardhet kërkesa e Prokurorisë së Përgjithshme drejtuar parlamentit ku i kërkon arrestimin e deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku.
Sipas argumenteve të Prokurorisë në 7 faqe, thuhet se në sajë të hetimeve plani për një atentat të mundshëm ndaj deputetit të përjashtuar nga PS dhe demokratit Mhill Fufi u sajua nga Doshi e Mark Frroku duke përdorur 36-vjeçarin nga Fushë-Kruja Durim Bamin. Ne dokumentin e siguruar nga A1 Report thuhet se ka qene nipi i deputetit Tom Doshi ai i cili e ka prezantuar me Durim Bamin.
Në kërkesën që Prokuroria i ka dërguar Kuvendit, thuhet se Doshi, Frroku dhe Bami kanë krijuar prova të rreme. Sipas kësaj shkrese të Prokurorisë, ka prova se Frroku ka gënjyer me deklaratën e tij se nuk kishte asnjë njohje me Durim Bamin. Qëndrimi i deputeti u kundërshtua nga kamarierët e lokalit të Antik në pronësi të Tom Doshit, të cilët kanë deklaruar se kanë arë ulur në tavolinë disa herë deputetin kristian demokrat Frroku bashkë me Doshin dhe Bamin.
Edhe ky i fundit sipas Prokurorisë, e ka pranuar që ka pasur takime të shpeshta me Frrokun. Ne dokument sqarohet se Bami eshte pyetur drejteperdrejte nga grupi hetimor nese kishte njohje me deputetin Mark Frroku, dhe pergjigja e tij e pare ka qene jo. Por kur Prokuroria i ka treguar Bamit nje foto te Frrokut te siguruar nga sistemi TIMS, Bami eshte pergjigjur se personin ne fjale e njihte por nuk kishte dijeni qe ishte deputeti Kristian Demokrat Mark Frroku dhe se e kishte takuar disa here.
Sipas hetimeve të organit të akuzës, nga përgjimet mes Doshit dhe Bamit konfirmohen akuzat e ngritura ndaj deputetëve. Bami është përgjuar në në një nga dhomat e prokurorisë, ku gjatë bisedës me Doshin i ka qëndruar versionit të tij se gjithçka ishte një sajesë dhe këtë fakt sipas tij e dinte Tom Doshi dhe ai tjetri (që në këtë rast nënkupton Mark Frrokun).
“Këtë gjë dimë unë, ti dhe ai”, është fjala e Durim Bamit e përgjuar nga Prokuroria dhe e përmendur në dokument.
Durim Bami u pretendua nga Doshi se ishte vrasësi i paguar nga Meta për dy atentatet kundrejt 600 mijë eurove (500 mijë euro për Doshin, 100 mijë euro për Fufin).
A1 Report