Zef Mazi: Diplomacia është profesion që kërkon personel të trajnuar dhe të përgatitur mirë
Intervistë me Z.Zef Mazi, ish ambasador dhe ish kryenegociator për integrimin e Shqipërisë ne BE
Ka disa javë që sikur ka ngërthime, habi, mërzi, ethe dhe kundërshti rreth emërimeve në shërbimin e jashtëm. Caktimet e ambasadoreve të rinj janë në qendër të diskutimeve, kritikave dhe justifikimit. Shtypi i ka reflektuar disi këto zhvillime, me nuancat përkatëse, aq sa duket sikur hesht. Si e shihni këtë? Më në fund në tregun tonë. Një preparat natyral që përmirëson dëgjimin dhe është armiku më i madh i tringëllimë në veshët dhe infeksionet e veshit
Profesionalisht dhe moralisht e shoh të nevojshme të paraqes disa observacione, jo në hollësi, mbi mënyrat se si kryhet diplomacia, dhe dicka historike rreth saj, organizimi i punëve, trupat diplomatike, përfshirë zgjedhjen dhe përgatitjen e diplomatëve, vecanërisht të ambasadorëve.
Një pjesë jo e vogël e të caktuarve për ambasadorë të rinj nuk vijnë nga fusha e diplomacisë. Ata nuk janë të karrierës. Disa, ose shumë aspekte, nuk mund të jenë të njohur, as përciptas, për cilido që “parashutohet“ sot por, deri dje, nuk ka pasur asnjë lidhje me shërbimin diplomatik, dhe as mund t’i ka shkuar në mend.
Diplomacia, si metoda e vendosur e bisedimeve në marrëdhëniet ndërkombëtare, është arti i manazhimit të marrëdhënieve ndërkombëtare, kryesisht përmes bisedimeve. Shpesh ajo ngatërrohet me politikën e jashtme, sepse termat janë të ndërlidhura, por jo sinonime. Diplomacia është thjesht instrumenti i politikës të jashtme, që përcaktohet nga drejtuesit politikë, ndonëse diplomatët, kryesisht ambasadorët, mund të japin këshilla në këtë drejtim.
Politika e jashtme përshkruan dhe përcakton synimet, strategjitë për arritjen e tyre, dhe taktikat që duhen përdorur në sensin e gjërë të fjalës. Diplomacia zbaton politikën duke përdorur cfarëdo taktike që i duket e përshtatshme, por me profesionalizëm të lartë, brenda orientimeve të dhëna. Mjeti i saj parësor janë bisedimet, negociatat. Diplomacia, në shumicën e saj, është e mbyllur, megjithëse rezultatet e saj zakonisht bëhen publike.
Synimi i diplomacisë është të cojë përpara interesat e shtetit, që diktohen nga geografia, historia, gjeopolitka dhe ekonomia. Në plan të parë vjen ruajtja e pavarësisë, sigurisë, integritetit territorial, politik dhe ekonomik, duke siguruar liri veprimi sa më të madhe për vetë shtetin. Diplomacia është gjithmonë në kërkim të përfitimeve maksimale kombëtare pa përdorur forcë. Eshtë e preferueshme që këtë ta bëjë pa shkaktuar keqardhje dhe mërzi tek të tjerët.
Diplomacia është alternativë e luftës për të arritur synimin kombëtar. Arma e saj është fjala. Shpesh, por jo gjithmonë, ajo përpiqet të ruajë dhe forcojë paqen. Zakonisht, por jo pa ndryshime, jo në formë statike, diplomacia kryen negoziata për të arritur marrëveshje dhe për të zgjidhur cështje ndërmjet dy ose midis një numër shtetesh. Diplomacia mundet edhe të përdorë kërcënimet me karakter shtrëngues, apo edhe imponues.
Marzhi i veprimit, fleksibiliteti dhe efektiviteti i saj janë të lidhura pjesërisht me forcën relative të shtetit, apo të shteteve që e përdorin atë. Diplomacia përpiqet që të forcojë shtetin, duke fituar avantazhe, duke bërë aleatë dhe duke neutralizuar oponentët, jo duke bërë të kundërtën, nga padituria. Ajo përpiqet të krijojë vullnet të mirë në drejtim të shtetit që përfaqëson. Kjo nuk arrihet lehtë, në varësi të fazës të zhvillimt të shtetit, të imazhit të tij.
Cfare roli, historikisht, ka pasur një ministri e jashtme ?
Në shekullin 17-të, juristi hollandez Grotius botoi librin De Jure Belli et Pace (Mbi Ligjin e Luftës dhe të Paqes). Ai konsiderohet i pari libër i të drejtës ndërkonbëtare, që hodhi konceptet e sovranitetit të shtetit dhe të barazisë midis shteteve sovrane, koncepte bazë për sistemin modern diplomatik.
Në vitin 1626, Kardinali Richelie krijoi të parën ministri të jashtme moderne në France – Ministrinë e Punëve të Jashtme – për të centralizuar politikën dhe për të siguruar kontroll mbi “të dërguarit” në ndjekje të politikës të raion d’etat, interesit të shtetit.
Richelie i përmbahej mendimit se shteti i kapërcente kufijtë e kurorës dhe të territorit, të princit dhe të popullit. Ai nuk ishte dakord me dëshirat dhe ndjenjat e sundimtarit! Për të, shteti ka interesa dhe nevoja që bazohen në këto interesa, dhe që i kalojne caqet e ngushta. Arti i qeverisjen qëndron në njohjen e këtyre interesave dhe të veprimit në përputhje me to, pavarësisht nga konsideratat etike, personale, emotive apo fetare.
Richelie bëri atë që është bërë aksiomë për ata që drejtojne politikat e jashtme të shteteve sovrane (nëse dihet). Sistemi francez u imita nga shtetet e tjera gjatë procesit të ngritjes të ministrive të tyre të jashtme në shekullin e 18-të.
Kongresi i Vjenës (1814-‘15), me Aktin Final, që u amendua në 1918 në Aix-la Chapelle, përcaktoi katër klasa të kryetarëve të misioneve diplomatike, rikrijoi ekuilibrin e forcave, kufijtë e rinj, përcaktoi rregullat e diplomacisë, dhe një sistem për nënshkrimin e traktateve, se cështjet ndërkombëtare duhen trajtuar ndërkombetarisht, si lumejtë ndërkombëtare (qe rrjedhin në disa shtete), tregëtine e skllevërve, etj. U nënshkrua Aleanca e Katërshes (1815, Mbretëria e Bashkuar, Austria, Prusia dhe Rusia – më vonë, u shtua edhe Franca).
Lufta e Parë Botërore i përshpejtoi ndryshimet që kishin filluar me diplomacinë e konferencave një shekull më parë. U krjua Lidhja e Kombeve, fillimisht, si një klub europian, pavarësisht pranisë të një blloku latino-amerikan, ku spikaste mosprania e SHBA-ve dhe të disa shteteve dhe gjysmë-shteteve të Afrikës dhe Azisë. Vendimet që njoftoheshin në publik negocioheshin me dyer të mbyllura.
Pjesë e pyetjes ishte roli i ministrisë të jashtme.
Ai rol duhet parë në dritëën e vlerësimit që tregohet për një ministri të jashtme, të punës konkrete që ajo bën, të konsideratës për të, të përqasjes dhe kuadrit politik të vendit. Ministritë e jashtme diplomacinë dhe negociatat i kryejnë pas dyerve të mbyllura. Ato ministri, jo rrallë, eklipsohen nga kryeninistra dhe stafet e tyre që a) u imponohen, b) bëjnë publicitet me to.
Qeveritë mund ta manipulojnë këtë publicitet për të ndikuar opinionin publik në favor të politikave që ato ndjekin. Meqënëse gjërësisht ka preokupim për këto cështje, ndërmerren hapa për t’i ofruar rushfete dhe për t’i bërë presione shtypit që të nxjerrë ato histori që duan qeveritë, plotësisht në linjë me narrativën e pushtetit, për të përdorur evenimente publike për fjalime propagandistike me objektiv dëgjuesit brenda dhe jashtë. Derisa opinioni publik, deri diku, ven kufij brenda të cilëve operon politika e jashtme në shoqëri demokratike, këto përpjekje nuk janë pa efekt.
Me rritjen e numrit të entiteteve shtetërore u rritën edhe funksionet e diplomacisë. Ndonëse udhëheqësit takohen gjithnjë e më shpesh, për diplomatët ka gjithënjë më shumë, jo më pak, punë për të bërë. Misione diplomatike/ ambasadat ka në pothuajse cdo shtet. Nëse në një të tillë, p.sh., me 100 vetë personel, vetëm 10-15 prej tyre japin llogari, varen direkt nga ministritë e jashtme. Po ne ambasada me staf fare të vogël, me 2- 5 vetë?
Diplomatët e karrierës duhet të jenë gjeneralistë me njohuri sa më të gjera të përgjithëshme; specialistët e diplomacisë të shekullit 20-të vijnë nga agjensi të tjera të specializuara në formën e atasheve ose këshilltarëve. Shifrat dhe diversiteti janë pasqyrë e detyrave të reja të diplomacise, theks i ri në detyrat e vjetra klasike. Lufta e Ftohtë, për shembull, nënkuptonte më shumë spiunazh, që bëhej nga atashetë deri poshtë tek shoferët. Por zyrtarisht ambasadorët nuk kishin dijeni! Me këtë shpjegohet edhe pse në vende te vegjël, por strategjikë, filluan të krijohen ambasada të medha.
Me ju kam folur për Konferencën e OKB-së për Marrëdhëniet Diplomatike dhe Imunitetet që miratoi Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike në 1961. Kjo zëvëndësoi rregullat e vendsosura në shekullin 19-të në Vjene dhe Aix. Ajo përcaktoi tre klasa/nivelë për kryetarë misioni:
1) ambasadorë ose nucio të cilët akreditohen te kryetari i shtetit dhe kryetarë të tjerë misionesh me rangje equivalente; 2) të dërguar, ministra dhe inter-nuncios të cilët akreditohen te kryetari i shtetit, dhe 3) të ngarkuar me punë ad interim (të përkohshëm), të cilët akreditohen te ministrat e puneve të jashtme. Emisarët e dy klasave të para zakonisht titullohen “të jashtëzakonshem” dhe “fuqiplotë”, por nuk janë as njera dhe as tjetra; duhen plotfuqishmëri të vecanta, pothuajse në cdo rast sot, për të mundësuar një të dërguar për të nënshkruar një traktat.
Meqë e përmendni, me jepni një sqarim sesi është procedura e vendimit për caktimin, jo emërimin e ambasadorëve? Emërimi bëher me dekret.
Në fund të shekullit 12-të, në Itali u përdor për herë të parë termi ambasador (që vjen nga latinishtja e mesjetes, ambactiator, e që mendohet se ka ardhur nga ambactus, fjalë e vjetër kelte). Ajo do të thotë mesazher, shërbyes, vasal, emisar, dikush që dërgohet, shkon në një mision. Në shekullin 16-të, titulli ambasador përdorej vetëm për të derguarit e mbajtësit të kurorës dhe ata të Republikës të Venedikut.
Tendenca për të përdorur diplomacinë e heshtur në zëvëndësim të forcës, për të improvizuar zgjidhjet afatshkurtëra, plus entuziazmin për nuancat diplomatike dhe shkrimet e Makiavelit në shekullin 16-të, i dhanë diplomacisë italiane reputacionin për djallëzi. Kjo nuk ishte më e spikatur në Itali se në shtete të tjerë! Makiaveli, një diplomat fiorentin, ka shkruar se një i dërguar duhet të ketë integritet, besueshmëri dhe ndershmëri, së bashku me takt dhe aftësi për të përdorur, sipaa rastit, harresat, lëniet jashtë të dickaje, dhe ofertat favorizuese.
Procedurat: kredencialet nuk janë gjë e thjeshtë. Caktimi i një kryetari misioni është proces kompleks. Për të evituar vënien në vështirësi, në siklet, emri i personit (ai ose ajo) që caktohet testohet në rrugë informale në heshtje para se të bëhen hapa të tjerë. Në rast se vendi prites nuk ka kundërshti, direkt ose indirekt, paraqitet zyrtarisht kërkesa për “agrement” (miratim) nga i dërguari që do të zëvendësohet. Më pas, me marrjen zyrtare të miratimit, ambasadori i ri dekretohet dhe dërgohet me letra kredenciale që kryetari i shtetit të tij i drejton kryetarit të shtetit prites me prezantimin e ambasadorit të ri si përfaqeësues të tij.
Paraqitja e kredencialeve është akt formal ceremonial. Ajo përfshin dorëzimin e letrave kredenciale të ambasadorit të ri dhe ato të tërheqjes të ambasadorit pararendës, një fjalë formale, apo një bisedë e shkurtër të rastit. Pas kësaj, ambasadori i ri procedon me vizitë në Ministrinë e Jashtme dhe tek gjithë kryetarët e misioneve diplomatike të akredituar në atë vend, vizita të cilat normalisht duhet të kthehen. Në OKB, kredencialet parqiten pa ceremoni tek Sekretari i Pergjithshëm i OKB. Caktimi i konsujve bëhet përmes paraqitjes të një Note Verbale. Kjo është procedura. Nëse veprohet ndryshe, është gabim, gafë dilomatike, injorancë deri në nivel të lartë shteti. Linkolni ka thënë se për karriere politike nuk ka nuk ka kufi lartësie steke për injorancën.
Funksionet diplomatike janë përcaktuar në Konventën e Vjenës, dhe kujtoj që kemi bërë një bisedë më ju për këto çështje
Ambasadorët që nuk vijnë nga shërbimi i karrierës, pavarësisht si shiten, llustrohen, apo hiqen, mendon se janë të ndërgjegjshëm për detyrat që kanë?
Sa më i panjohur dikush me profesionin dhe profesionalizmin, aq me më shumë kompentencë flet! “Parashutimi” në post ambasadori pa pasus as edhe një ditë përvojë në shërbim diplomatik, pa ditur të paktën dicka realisht nga ky profesion, bart rreziqe që bien në kurriz të vendit, imazhit, reputacionit të tij.
Përvec sa më lart, detyra të ambasadorit janë dhe ulja e fërkimeve (nëse ka), përmirësimi i marrëdhënieve dhe manazhimi i ndryshimeve, që gjërat të bëhen kurdoherë me rregull. Përfaqësimi në këtë rrang përfshin edhe paraqitjen e protestave, bërjen e demarsheve për të kërkuar mbështetje ose shprehur pakënaqësi, për të shpjeguar dhe mbrojtur politika dhe interessa kombëtare.
Veprimtari kyce që kërkohen në diplomaci janë raportimi dhe negocimi, që përfshin njerën prej detyrave më sensitive të ambasadorit: të parashikojë një krizë në zhvillim, ose që mund të zhvillohet, dhe jo në mënyrë sipërfaqësore. Kjo kryhet duket mbledhur informacione nga shumë burime, duke përdorur përvojen e gjatë që duhet të ketë një ambasador, njohuritë e ekspertëve për të analizuar, interpretuar dhe pikasur cështje dhe modele veprimi kyc, por emergjente, si dhe implikimet që mund të sjellin ato. Bisedat me ministra të jashtem, kryeministra dhe zyrtarë të tjerë kyc duhen raportuar me besnikëri, hollësi dhe saktësi të madhe, duke paralajmëruar dhe dhënë këshilla.
Ambasadori bën dhe negociata, që janë zakonisht procese shumë komplekse. Rezultati i tyre con në marrëveshje kompromisi. Ministritë e jashtme përcaktojnë strategjitë për të arritur synimet, përfshirë edhe taktikat në plan të gjerë, kërkesat fillestare, caqet e “pazareve”, si dhe pozicionin minimal final.
Është vetë ambasadori i cili, me përvojën, aftësitë, profesionalizmin, eksperiencën në diplomaci, nuhatjen, teknikat e negocimit dhe të paraqitjes të argumentave dhe kunderargumentave, ka liri të përdorë ato taktika që atij i duken më të mirat. Mungesa e tyre është receta për gafa. Ka dhe shume aspekte të tjerë për t’u përmendur. P.sh., gënjeshtrat në të tilla punë janë gabim. Tërheqja, zvarritja, përkulja e të vertetës, janë të lejueshme, por deri në një cak.
Bashkëbiseduesi, negociuesi (ambasadori) duhet kurdoherë të shfaqë njohuri, siguri, besueshmëri dhe kredibilitet në cka thotë. Ai kurdoherë duhet të përpiqet të krijojë besim, të duket i ndershëm, i drejtë, edhe pse jo totalisht direkt, duke u përpjekur të kuptojë edhe shqetësimin e palës tjetër. Janë të domosdoshme forca e karakterit (pa fryrje), precizioni, qartësia, kurajo, durimi dhe një gjendje e balancuar nervore, së bashku me mosdurimin e kalkuluar, që mund të përdoret taktikisht.
Një bisedues a negociator i aftë, me përvojë, e di mirë edhe sensin e masës, të kohës, kur të përdorë edhe kërcënimin, edhe paralajmërimin ose koncesionin. Ai duhet të jetë bindës, fleksibël, këmbëngulës dhe krijues për të ofruar zgjidhje të reja, ose paraqitje cështjesh nga një kënd tjetër, në perpjekje për të bindur palën tjetër për mesazhin, se kjo lloj marrëveshje është në interes të palëve. Për këto, në mënyre të vecantë ambasadorët, duhet të jenë të përgatitur shumë mirë.
Si është në përgjithësi raporti i ambasdaorëve te karrieres dhe jo të karrierës?
Ata që merren dhe bëjnë diplomaci janë diplomatët e karrieres, qofshin këta ambasadore ose sekretarë të tretë. Në ambasada zakonisht atashe-të janë specialiste, ndërsa stafi tjetër janë profesionistë karriere, me përjashtim ndoshta të ndonjë ambasadori. Për t’u bërë sekretar i tretë, nga atashe, që është grada më e ulët e specialistit në një MPJ, duhet kaluar një minimum prej 5 vjet pune në atë detyrë (me ndryshime të vogla, sipas egzigjencave të vendeve).
Ndonjë emërim ambasadori bëhet për të shmangur oponentët politikë në vend, në ndonjë vend tjetër, për të shpërblyer mbështetjen në fushaten elektorale dhe, në ndonjë tjetër përsëri, në raste të vecantë, shmanget emërimi i njerëzve të karrierës për arsye specifike, por jo politike.
Personeli diplomatik, në shumicën e gjerë të rasteve dhe të vendeve, që nga ambasadorë e poshtë, janë të karrierës. Të gjithë, vecanërisht të rinjtë që hyjnë në shërbim, kalojnë në një sitë rigoroze përzgjedhje dhe trajnimi para se të dërgohen të përfaqësojnë vendin e tyre jashtë.
Për poste diplomatike, vecanërisht për ambasadorë, testohen aftësitë e plota analitike, fokusuese, përmbledhëse, aftësinë për të kapur thelbësoren, për të trajtuar problemet, forcën argumentuese dhe bindese, imponimin intelektual, profesional, paraqitjen, inteligjencën, inisiativen dhe stablitetin e personit. Shumica e shteteve theksojnë edhe nevojën e njohurive ekonomike, historike, gjeografike, të politikave dhe zhvillimeve ndërkombëtare, të së drejtës ndërkombëtare, përfshire kulturën dhe historinë e shëndoshë të vendit te vet dhe më gjërë.
Shumica dërrmuese e shteteve preferojne që diplomatët, vecanërisht ambasadorët, të jenë me përvojë të gjatë në këtë shërbim, dhe gjeneraliste të mirë, me njohuri të gjera, të thella, vecanerisht spikasin në këtë drejtim vendet e vegjël që nuk mund të përballojnë të kenë specialistë me shumicë.
Në masë të madhe në të gjitha sistemet preferohet ciftimi i orientimit të shkurtër me përgatitjen e gjatë, trajnimi, përgatitja. Vetëm pasi trajnohen mirë, ata janë gati për të shërbyer në ministri të jashtme dhe në përfaqësi jashtë.
Të gjitha ministritë e jashtme kanë dy lloje personeli/stafe karriere, në raporte të ndryshme, punonjës të shërbimit civil të cilët e kanë bazën në kryeqytet, dhe oficerët e shërbimit të jashtëm të cilët janë me detyra periodike në vendin e tyre.
Detyrat e diplomatit nuk janë aspak të lehta. Nëse duhen kryer si duhet, diplomatët duhet të përmbushin shumë kritere, sic u theksua më lart. Diplomacia nuk është e thjeshtë, as edhe loje, dicka që mund ta bëjë cilido, dhe në cdo rrethane. Ajo është profesion jo pak i veshtirë. Ndonjë njohuri fare sipërfaqësore, nga diletantë në këtë lami, apo ndonjë tjetër, nuk të çon larg.
Në vitin 1679, diplomati hollandez Abraham de Vikefort ka thënë se një i dërguar është „një spiun i nderuar“ dhe „një mesazher i paqes“, i cili duhet të jetë tërheqës, i qetë dhe indirekt, dhe se mashtrimi është kunderproduktiv. Me 1716, diplomati frnacez Fransua de Kaliere shprehej dakord me kolegun hollandez, dhe shtoi se diplomati duhet të bëjë punët e drejtuesve të tij dhe të zbulojë punët e të tjereve… diplomacia është profesion që kërkon personel të trajnuar dhe të përgatitur realisht mirë.
Ajo nuk është as lojë, dhe as qokë.