Zgjedhjet dhe blerja e votës në Dibër, debati Bejtja-Peka

Zgjedhjet në Dibër kanë sjellë reagime të shumta jo vetëm nga politika, por edhe nga gazetarët. Analisti Andi Bejtja në një koment në Facebook, ironizonte rezultatin e Dibrës, duke cituar një mikun e tij dibran: “PS hodhi lekë, po këta të PD iknin pa paguar dhe nga restoranti ku hanin”.

Pas këtij postimi ka reaguar gazetari Çim Peka, i cili shkruan në Facebook se rezultati i Dibrës, “nuk është çështje gjelltore, por çështje karteli. Nuk është zgjidhje Lu-je por zgjidhje Luli!!!”.

Komenti i Pekës ka sjellë sërish një reagim të gazetarit Andi Betja, duke thënë se mesazhi i tij nuk ishte nxitja e shitblerjes së votës, por e faktin se PD-ja shkoi në Dibër, në vitin 2016 me mentalitetin e viteve 1992. “PD hyri në Dibër me mentalitetin e PD-së 92, ndaj thashë iknin pa paguar, ndaj dhe një ngjarje lokale u kthye pa kuptim në ngjarje kombëtare nga vetë lidershipi PD, ndaj u zhvendos gjithë PD pa logjikë në Dibër, sepse një moment kujtuan se ishin PD e 92. Këtë doja do të thoja, dhe kjo nuk do të thotë aspak se kam ndërruar mendim që Rilindja është fatëkeqësi kombëtare, ashtu sikurse mendoj se PD e 2016, që është një dardhë akoma e papjekur, do dështojë vazhdimisht po hyri në çdo betejë elektorale si PD-pjeshke e 92 shit”

Më poshtë mund të lexoni komentet e plota:

ANDI BEJTJA: “Ajo që ndodhi me zgjedhjet e pushtetit vendor në Dibër, ku e majta me të gjithë faktorët ekonomikosocialë dhe historike kundra, fitoi, ka vend për shumë komente e analiza, shume sepse është projekti nga ku nis një e ardhme e errët. Por ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte konkluzioni i një mikut tim dibran, kur pasi e pyeta si e shpjegon këtë që ndodhi m’u përgjigj: Dihet, tha, këta të PS-­së, bashkë me çamet hodhën lekë, por këta të PD­-së, iknin pa paguar dhe nga restoranti ku hanin…Kaq për sot”.

CIM PEKA: “Bejte, nuk eshte ceshtje gjelltore por ceshtje karteli. Nuk eshte zgjidhje Lu-je por zgjidhje Luli!!!

Bejtja ne nje status te tij konstatonte se edhe demokratet kane pergjegjesi per ate qe ndodhi ne Diber.

Patjeter qe po, por jo per argumentin qe perdorte Bejtja. Se socialistet paskan blere vota me miliona euro sipas Bejtes dhe demokratet nuk paguanin as gjellen qe hanin ne mencat e Peshkopise.

NQS ceshtja shtrohet se edhe PD-ja ka pergjegjesi se nuk paguan, Ed Rama ka te drejte kur thote se: “Rezultati ka rendesi, jo instrumentet qe perdor per ta marre”.

Prandaj nuk eshte ceshtje gjelltore bejte, eshte ceshtje karteli. Edhe sikur demokratet kurrnace te pagujane faturen e vet, karteli nuk mundet Bejte. “Bishtpellumbin e Milanos”, miliradat e tenderave te Sadriut, Damianit, ish kryedoganierit spekulant dhe gjobvenes sipas “Ymerit gazetar te Rames”, Ymerin e cameve, nuk e mundin dot faturat e gjelles se papaguar ne Peshkopi nga disa zyrtare demokrate te Tiranes.

Me thuaj nje vend ne bote ku karteli eshte mundur me vote Bejte, vetem nje.

Ku jam dakort me ty? Lulzim Basha nuk ka nevoje te eksperimentoje me per te na treguar se kete vend e drejton karteli. Kete e dinin te gjithe edhe pa eksperimentin e Dibres. Lulzim Basha duhet te gjej formen se si perballohet karteli. Basha duhet ta kuptoje se demokratet kane zgjedhur kryetar Lulin, jo Lu-ne. “Bishtpellumbat” duan perballe “Mustaqet”. Eksperimentoi boll Lu-ja i PD-se, tani eshte radha e Lulit te PD-se…”

ANDI BEJTJA: Nje status i imi sot, ku thoja figurativisht per zgjedhjet ne Diber, se PS bleu, nderkohe qe kta te PD-se iknin dhe pa paguar nga restoranti, eshte keqkuptuar ne mesazhin qe kam dashur te jap; nuk kam pasur as nuk me ka shkuar ndonjehere ne mendje te promovoj blerjen e votes nga cilado ane te jete, pasi nuk kam luajtur menc dhe nuk kam ndermend te behem politikisht cam. Shoh qe me kishte keqkuptuar dhe miku im Cim Peka, i njohur per qendrimet e djathta dhe per me teper adhurues i Editorialeve te mia dhe parimeve te mia, mendime qe i hedh me deshire ne faqen e tij, Syri. Po thoja me vete; kur nuk me kupton Cimi mua, hajde te kuptoje PD elektoratin.

Po qe te sqarohemi njehere e mire; mesazhi qe doja te jepja ne ate status nuk kishte te bente me nxitjen e shitblerjes votes, po me faktin se PD shkoi ne Diber me nje siguri verbuese, duke thene se e kemi te fitume, se eshte bastioni jone, etj etj si keto.

PD hyri ne Diber me mentalitetin e PD-se 92, ndaj thashe iknin pa paguar, ndaj dhe nje ngjarje lokale u kthye pa kuptim ne ngjarje kombetare nga vete lidershipi PD, ndaj u zhvendos gjithe PD pa llogjike ne Diber, sepse nje moment kujtuan se ishin PD e 92. Kete doja do te thoja, dhe kjo nuk do te thote aspak se kam nderruar mendim qe Rilindja eshte fatkeqesi kombetare, ashtu sikurse mendoj se PD e 2016, qe eshte nje dardhe akoma e papjekur, do deshtoje vazhdimisht po hyri ne cdo beteje elektorale si PD-pjeshke e 92 shit”.

SHKARKO APP