Zgjedhjet: e mira, e keqja, e shëmtuara!

Nga Lutfi Dervishi –

Zgjedhjet e mira janë zgjedhjet ku njerëzit përvecc votimit edhe zgjedhin. Zgjedhjet e mira janë zgjedhjet ku votuesit e mirëinformuar vendosin t’i besojnë drejtimin e qytetit, kandidatit që mendojnë se do të sjellë ndryshim, se do të shërbejë, se do ta bëj qytetin më të bukur dhe më të begatë. Zgjedhjet e mira, janë zgjedhjet ku media raporton në mënyrë profesionale, ku gazetarët janë prezent dhe nuk mjaftohen vetëm me: ai tha, ai theksoi, ai nënvizoi, ai përsëriti, ai shtoi, ai… zgjedhjet e mira janë kur raporti është i saktë, i plotë, ka këndvështrimin e njerëzve dhe të palës tjetër. Zgjedhjet e mira janë zgjedhjet ku ka transparencë, ku shpenzimet në sheshe e në ekrane janë të kursyera dhe jo stratosferike. Zgjedhjet mira janë ato zgjedhje ku nuk ka incidente dhe ku humbësi uron fituesin dhe përgatitet për betejën e radhës. Zgjedhjet e mira duken larg.

Zgjedhjet e këqija, janë zgjedhjet ku nuk ka alternativë. Zgjedhje ku ka votim, por jo zgjedhje. Një pjesë e mirë e votuesve shqiptarë e ka përjetuar kohën ku fituesi dilte me 99% të vota dhe pjesëmarrja mbi 90% në votim raportohej pa u hapur qendra e votimit. Zgjedhjet e këqija janë zgjedhjet ku votuesi nuk dëgjon asnjë program, por dëgjon vetëm përralla të tipit ulje taksash, tarifash dhe rritje të investimeve. Zgjedhjet e këqia janë kur ti nuk nuk zgjedh vetë, por të tjerët zgjedhin përr ty, ca më keq, kur ti nuk voton vetë, por të tjerët votojnë për ty. Zgjedhjet e këqija janë zgjedhjet ku nuk ka opozitë. Zgjedhjet e këqija i kemi në prag.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zgjedhje të shëmtuara është situata që nuk ka zgjedhje fare.
Tani mbetet të zgjedhim mes të mirës, të keqes dhe të shëmturës!

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?