Zgjedhjet evropiane 2019: Çfarë ndodhi dje, në një minutë
Pjesëmarrja ishte më e larta në 20 vite, 51 % në total. Pjesëmarrja më e lartë ishte në Belgjikë, me 89% dhe më e ulëta në Slloveni, 28.29%.
Partitë e gjelbëra morën një rezultat të mirë dhe thanë se një “dallgë e gjelbër” ishte duke vërshuar nëpër Evropë. Në Francë, Gjermani dhe Irlandë, partitë e gjelbëra patën rritje shumë të fortë. Grupimet e të gjelbërve në Parlamentin evreopian parashikohet të marrin mbi 70 vende.
Ekuilibri i pushtetit do të ndryshojë, teksa partitë tradicionale e mbajtën vendin e parë me një avantazh shumë të vogël. Popullorët do të mbajnë shumicën me një avantazh prej 179 vendesh, nga 221 që ishte ai.
Partia Brexit e Nigel Farage mori 31% të votave në Britaninë e Madhe, por ndërkohë edhe liberal demokratët pro europianë patën një rritje të popullaritetit. Në zgjedhje pësuan humbje të mëdha konservatorët dhe laburistët.
Partia e ekstremit të djathtë e Marine Le Pen kryeson ndaj partisë së Macron në Francë, 23.6% me 22.6%. Partia e gjelbër e Yanick Jadot u rrit në vendin e tretë me 13.1%.
Separatistët e Katalunjës Puigdemont (në mërgim) dhe Junqueras (në burg) fituan vende në parlament. Partia anti imigrim Vox gjithashtu fitoi vendet e para në PE.
Kryeministri grek, Alexis Tsipras bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme pasi u mund nga partia e opozitës Demokracia e Re, me një avantazh prej dhjetë pikësh.
Më shumë se 400 milion evropianë po zgjedhin deputetët që do i përfaqësojnë në Bruksel dhe Strasburg në pesë vitet e ardhshme.
/ bota.al