Zgjedhjet në Turqi: Fiton Erdogan
Në zgjedhjet e sotme në Turqi, partia e presidentit Rexhep Taip Erdogan ka fituar bindshëm. Nga rezultatet e derimëtanishme të zgjedhjeve, partia “AKP” mund të formojë e vetme qeverinë.
Me thuajse të gjitha votat e numëruara, partia e presidentin Erdogan ka grumbulluar 49,6% të mbështetjes popullore, ndërsa partia kryesore opozitare “CHP” ka marrë vetëm 25,1%.
Sipas mediave turke, partia pro kurde “DHP” dhe nacionalistët e “MHp” do të kalojnë pragun elektoral prej 10% dhe do të jenë pjesë e parlamentit.
Përpjekjet për të krijuar një qeveri koalicioni pas zgjedhjeve të qershorit dështuan, prandaj Turqia ju drejtua një raundi të ri zgjedhor. Por tashmë duket se pas dështimit në qershor, partia “AKP” do ta formojë e vetme qeverinë.
Mediat turke thonë se, duhen numëruar ende rezultatet në disa qytete të mëdha, por shifrat aktuale tregojnë se “AKP” do të marrë mbi 276 vende në parlament, shifra e nevojshme për shumicën.
Megjithatë, bazuar në këto shifra, “AKP” nuk do të ketë fuqinë për të organizuar një referendum për ndryshimin e kushtetutës, me qëllim rritjen e fuqive të presidentit dhe themeluesit të saj, Erdoan.
Në fushatën elektorale që parapriu zgjedhjet, Turiqa pësoi disa sulme terroriste që rritën shumë tensionin në vend.
Kritikë të Erdogan thanë se, ishte pikërisht qeveria që kishte nxitur dhunën për të ulur mbështetjen për partitë pro kurde, të cilat u akuzuan se mbështesin shtetin islamik.
Agjecia e lajmeve “Reuters” bëri me dije se zyrtarë të partisë kurde HDP thanë se rezultatet e pjesshme të zgjedhjeve ishin zhgënjyese.
Mediat gjithashtu raportojnë se në qytetin me shumicë kurde Diarbakir pati përleshje mes policisë dhe protestuesve ndërsa votat numëroheshin.
Pas rezultateve kurdët kanë dalë në protesta dhe janë përleshur me policinë. Këta të fundit kanë përdorur edhe gazlotësjellës për të shpërndarë turmat.