Zgjidhja është gjetur, pse nuk po shpërthen festa?
“Mbreme vone, negociatoret e takimit shumepalesh u moren vesh: Do te kene rol vendimarres. PD e hodhi hapin e fundit, duke i ruajtur nderin ligjvenies, duke i dhene veshjen e duhur ligjore ketij vendimi pa precedent, por qe garanton nje reforme reale ne drejtesi”..
Nga Preç Zogaj/
Vija e kuqe që ndante palët, ishte roli i ndërkombëtarëve në procesin e vetingut (kontrollin dhe verifikimit të kandidatëve për gjyqtarë). Do të kenë rol vëzhgues apo vendimmarrës?
Mbrëmë vonë, negociatorët e takimit shumëpalësh u morën vesh: Do të kenë rol vendimmarrës. PD-ja e hodhi hapin e fundit, duke i ruajtur nderin ligjvënies, duke i dhënë veshjen e duhur ligjore këtij vendimi pa precedent por që garanton një reformë reale ne drejtësi.
Deri dje shumë njerëz, përfaqësues të opinionit publik apo qytetarë të thjeshtë, kërkonin dhe dëshironin që PD-ja dhe Basha, të përshtatnin propozimin hibrid amerikan dhe europian edhe për pikën e fundit që ishte vetingu.
Sot, pasi kjo ka ndodhur, topi është në fushën e Ramës, publiku i gjerë që kërkon reformën, pret prej tij të pranojë zgjidhjen dhe konsensusin, të futet në valle, të marrë përgjegjësi, të bëhet palë se nuk i shkon më kryeministrit të vendit roli i figurantit, të japë edhe ai lajmin se vija e kuqe u respektua.
Është e çuditshme pse nuk po gëzohen ata që vunë këtë vijë! Ndoshta kjo do të ndodhë së shpejti. Ndoshta s’do të kemi nevojë të citojmë një fjalë të urtë, që po e le si gjeagjezë në këtë moment por që shumëkush e merr me mend.