Zgjohuni ambasadorë!
Nga Nard Ndoka –
Ku po shkon o Edi Rama kështu?!
Zgjohu Sandër, mos u fut në mekat më shumë se kaq, apo je verbuar nga shefi i madh totalisht?
Zgjohuni ambasadorë, nuk po shkelet vetëm Kushtetuta, por qytetarët e varfër dhe të pa mbrojtur!
Disa nga ndërkombetarët po e mbeshtesin KM kur shkel haptas Kushtetutën, por më habit fakti që këta po heshtin kur KM, po shkel qytetarët me këmbë!
Situatë kritike për të gjithë, bandat e PPP, kanë marrë peng shtetin, policia po zbaton urdhera antikushtetuese!
Hall i madh për këtë popull të pa mbrojtur, hall i madh e tmerr për familjet e Astirit, hall i madh për Opozitën!
Ku po shkon o Edi Rama kështu, vuajtjet e ketij populli do të zëje një dite, e kjo ditë nuk është larg!