FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zheji: Jemi në pikë kritike, qeveria e shkëputur nga realiteti

I ftuar në studion e “Top Talk” ka qenë Artur Zheji, i cili shprehet se pasditja e së enjtes do të sjellë zhvillime të reja mbi zgjerimin e Unazës së Re.

”Tre tablotë e ditës së sotme nuk kanë përfunduar ende. Banorët e ”Unazës së Re” do të mblidhen sërish”, sipas tij policia, e iniciuar nga fjalimi i ashpër i Ramës por edhe nga deklarata e Sandër Lleshajt, që të mos e marrin për dobësi tolerancën e policisë, uniformat blu mund të ngrenë shkopinjtë e gomës më me vendosmëri.

Për Artur Zhejin jemi në pikën më kritike, e cila shton ai: ”Vërtetojnë shkëputjen e kësaj klase politike që drejton vendin nga realiteti që i rrethon”.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pyetur nëse opozita e ka përdorur protestën e sotme, Zheji u përgjigj se mbledhja e PD-LSI me grupet e interesit për të diskutuar mbi buxhetin, ishte për të treguar se ekonomia po shkon drejt një kolapsi. Sipas Zhejit tendenca përjashtuese vjen kur mbyllen dyert për dialog.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?