Zheji shkruan:Shqiptarët e kanë mendjen tek “byçkat e Bleonës” dhe harrojnë hallet e tyre

 

Artur Zheji është treguar sot i prerë dhe me të drejtë. Dimri po vjen me kosë në dorë, ashtu si edhe e përshkruante Fishta 100 vite më parë. Një dimër që kosit dhe vendos në vështirësi njerëzit dhe shtetin adoleshent të shqiptarëve. Një paradhënie të vockël e dha do ditë më parë, kur tri ditë shi gjunjëzuan disa qytete shqiptare dhe lanë pa drita, pa hidrovore e pompa, qindra fshatra të përmbytura. Por nëse këto pamje dhe këto lajme të vjetra, të vjetra sepse të ripërsëritura vit mbas viti në të njëjtën masë dhe formë, në këso kronika dhe me këto pamje bardh e zi pra, do t’i nënshtroheshin testit të klikimeve, do të ishin shumë më poshtë se interesimi për byçkat e Bleonës hokatare, apo për një varg byçkash të tjera që përmbysin, me kthesat, harqet e tyre dhe lakuriqësinë e tyre, faqet tona on line. Që janë, padyshim edhe faqet e interesit të shfaqur publik, ku përqendrohet energjia kombëtare e vëmendjes”, shkruan Zheji në editorialin e sotëm të Mapo.

Më tej Zheji flet për sistemin energjitik, për sistemin e ngrohjes dhe thotë se është dimri që po vjen e tremb. Megjithatë kjo s’i bën përshtypje mediave, që sipas tij nuk shkruajnë për këtë sepse lajme të tilla nuk japin klikime

“Duhen byçka dhe telenovela, ato po sigurojnë Klik Klikun Magjik. A do të ketë prapë Përmbytje? Ouuuu! Asgjë e re edhe kjo. Byçka, Breçka, Bythfije. Të ngopet syri, kjo është çështja. Rekord klikimesh”-shkruan Zheji.

SHKARKO APP