Zika, si kjo puna jonë

Frrok Çupi

Nuk mund të thuash nëse duhet të qeshim apo të qajmë kur komstatojmë kaq shumë elementë të përbashkët mes Zika-s malarike në Kolumbi dhe “Zikas” sonë politike. Po vërtet shumë elementë të përbashkët, pa tentuar t’i kërkosh siç kërkohen gjetjet publicistike apo artistike. Zika është një sëmundje e rëndë që po përhapet në botë që nga Kolumbia dhe që shkaktonet nga një mushkonjë me emrin Zika. Deri tani në Kolumbi janë infektuar 2100 nëna shtatzënë, krijesat e ardhshme të të cilave rrezikohen seriozisht. Në Brazil janë perceptuar më shumë se katër milionë me këtë sëmundje. Bota ka dhënë alarmin për një përhapje të frikshme të sëmundjes.

 

Dje, mediat më të famshme të botës, duke analizuar femomenin, bënë këtë pyetje: ” Vallë çfarë të bëjmë? Të gjurmojmë sëmundjen Zika, apo të zhdukim mushkonjën Zika?” Në thelbin e saj analiza kërkonte t’ i shkohej drejt e në burimin e sëmundjes. Analiza nuk bëhej veç si një survay mjekësor, por reflekton edhe filozofinë e shërimit nga e keqja sociale e politike. Pa zhdukur mushkonjën, sëmundja Zika gjurmohet pa sukses.

Ironia është e qartë, si për ata që nëpër botë duan ta mbajnë Zika-n mes nesh me qëllim që të shesin disa tonë ilaçe më shumë e të fitojnë prej tyre shuma të majme; ashtu edhe për politikat lokale që e gjurmojnë të keqen në parlamente, në gjykata, në tribuna, në media, në fjalime…., por nuk kërkojnë “mushkonjën” që mban virusin vdekjeprurës për popullin dhe majmërues për ta pasuruarit qeveritarë.

Nuk po shikoni sa zhurmë po bëhet këtu “në ndjekje të sëmundjes” së korrupsionit dhe të krimit? Po të dëgjosh zërat e “kërkuesve” të sëmundjes, të duket se nesër në mëngjes gjithë Shqipëria do të dalë e pastër nga korrupsioni, nga vjedhja dhe nga krimi. Por në fakt edhe dita e nesërme do të zbardhë siç zbarddi dita e sotme; edhe e sotmja zbardhi si e djeshmja… pa shpresë, pa besim, në varfëri, duke i parë qeveritarët tek majmen me gjakun e njerëzve të thjeshtë. Thashë që në fillim se elementët e përbashkët me mushkonjën Zika tregojnë një fenomen të frikshëm besueshmërie.

Po dëgjoja veç lajmet e djeshme: U arrestua një shef shëndetësie në Devoll, i kapur në korrupsion. Sa shumë paska vjedhur ky njeri në një fshat të humbur, aq sa të varfërohen shqiptarët?! Është njësoj si të akuzosh çdo lloj mushkonje të vockël si të ishte mushkonja Zika, e cila sjell tragjedinë për njeriun…. U arrestua edhe një drejtor hipoteke në Shkodër, po për korrupsion. Paska përvetësuar tetë dynym mal në Theth, ku askush nuk mund të pësojë asgjë prej saj… U arrestua edhe ish-ministri Ksera, pse bashkë me tetë të tjerë paskan përvetësuar 30 milionë lekë…

Jazëk!, të gjithë këta, por ç’peshë kanë në “mortjen e Kolumbisë”, dmth, tonën?

Mortja e Kolumbisë është vdekja jonë ekonomike dhe morale. Këtu mes nesh kanë humbur shuma kolosale. Veç përdorimi i tritolit qeveritar mbi shtëpitë dhe ndërtesat “pa leje” i ka krijuar ekonomisë një gropë prej 1.8 miliardë euro, aq sa krijoji ndërtimi i 700 mijë bunkereve në periudhën e diktaturës komuniste. Veç vjedhjet dhe keqtrajtimi i Tatimeve e Doganave, zyrtarisht, i kanë shkaktuar buxhetit një humbje prej 5 përqind që do të thotë rreth 250 milionë euro. Veç tenderat në Ministrinë e Shëndetësisë dëshmojnë për qindra milionë euro që shkojnë në xhepin e “Zikas”. Veç humbjet nga averat e CEZ, të shpallura e të stërnjohura tashmë edhe nga bebet, i marrin njeriut frymën me qindra miliona euro….

Ndërsa, që nga mëngjesi në mbrëmje, këta kërkues të zellshëm, gjuajnë për sëmundjen Zika. Por “mushkonja” rri e qetë, e patrazuar dhe e pa kërkuar.

Zika është tmerri që mban burimin e sëmundjes sonë që po na vdes.

 

Po sa shumë elementë të përbashkët gjenden, sipas analizës perëndimore, mes Zikas dhe sëmundjes sonë sociale e politike!?

Ja një nga përbashkësitë:

 

1

Nuk mund të jenë të gjithë të infektuar me krimin dhe me korrupsionin, sikurse fuqia shtetërore po kërkon t’i akuzojë njerëzit. Nuk mund të jenë shkaktarët e vuajtjes ata “peshq të vegjël” që i kapin kollaj. Vuajtjen popullore e sjellin ata që janë të mëdhenj dhe janë në krye të plaçkitjes, dmth., të sëmundjes vdekjeprurëse. Edhe shkencëtarët e sëmundjes Zika kanë zbukuar se mes 3500 specieve të mushkonjave, veç nja njëqind prej tyre e shkaktojnë vdekjen e tmerrshme në trurin e foshnjës. Veç pak, ndonjëqind, janë Zika të fuqishme dhe të korruptuara, mes një “populli” të tërë mushkonjash.

 

2.

Edhe Zika ëshët një sëmundje shumë e vjetër, si korrupsioni. Por për një periudhë të gjatë kohe u fsheh. Ka lindur që në vitet 1900, por ka ardhur si e pazëshme. Ose është fshehur vetë, ose e kanë fshehur qeveritë dhe Organizatatat. Kjo nuk dihet me saktësi, por pas kësaj fshehjeje të madhe, sot, sipas Organizatës Botërore të Shëndetsisë, Zika rrezikon gjysmën e popullsisë botërore. Vetëm në vitin 2015 kanë vdekur 438 mijë njerëz. Motamo kështu ka ndodhur e po ndodh me krimin e vjedhjes dhe të korrupsionit, i cili tani po kërcënon jetën e më shumë se gjysmës së popullsisë në Shqipëri. Korrupsionin qeveritar e mbulon qeveria, dmoëthënë se duke e mbuluar është krijuar mosha “që nga viti 1900”. Komunizmi e kishte fshehur krimin, pastaj e fshehën këta, e me radhë…Pritet që korrupsioni, si Zika, të dalë në sipërfaqe dhe të na rrezikojë të gjithëve.

 

3.

Çudia më e madhe: Mes 3500 specieve të mushkonjave, veç 3 prej tyre mbartin infeksionin që çdo vit shkakton vdekjen e 1 milionë njerëzve. Mirëpo këto tre mushkonja, kur infektojnë kafshën a njeriun, marrin përsëri infeksion. Pastaj infeksioni kalon të mushkonjat e tjera. E pastaj bëhen nja njëqind të rrezikshme. Të gjitha tentojnë trurin e fetusit. Njeriu, edhe po të lindë, lind i infektuar nga një sëmundje shumë e rëndë. Si kjo Zika…

A nuk është njësoj si në politikën qeverisëse? A nuk shikoni të përbashkëta? Janë dy, a tre, a pesë Zika, por të mëdha, që rrotullojnë jetën tonë nëpër sëmundje, varfëri dhe rreziqe të mëdha. Të gjithë po qajnë hallin e fëmijëve, jeta e të cilëve do të lindë me “infeksion në tru”. Njerëzit po dynden drejt emigracionit për të shpëtuar nga Zika shqiptare, dmth., nga sëmundja vdekjeprurëse e korrupsionit shtetëror.

Por edhe kjo është e kotë.

Ashtu siç del e kotë, sipas analizave perëndimore, që të gjurmosh sëmundjen e të mos zhdukësh Zika-n, është e kotë.

Ne duhet të zhdukim Zika-n.

SHKARKO APP