“Zilja e Cjapit!”, Ermir Gjinishi, Ballës: Më 25 Prill do merrni kartonin e kuq nga sovrani në Elbasan dhe mbarë Shqipërinë

Nga Ermir Gjinishi (Kandidat i LSI në Elbasan)
Pasi e dëbuan nga Librazhdi, Cërriku, Gramshi, Peqini dhe Belshi sot, kreu i bandave të ramasektit ju vërsul me tallje banorëve të Belshit, duke ju thënë me cinizëm që s’kanë as ekip futbolli.
Zoti Tao!
Asnjëherë nuk munde ta njohësh Elbasanin.
Elbasani ka qenë elitë në të gjitha sportet për vite të tëra. Peqini ka nxjerrë kampion bote dhe europe në peshëngritje, ashtu sikurse Librazhdi, Cërriku dhe Gramshi kanë patur jetë sportive të pasur.
Prej 8 vitesh, falë vizionit tuaj fushat e blerta i zëvendësuat me arat e hashashit.
Rinisë nuk i ofruat kulturën dhe sportin, por arratinë dhe heroinën.
Sepse juve ju intereson sporti i kanabisit, drogës dhe trafiqeve, për të cilat jeni kampion dhe meritoni medalje.
Zoti Tao!
Sipas Harwardit, njeriu trashëgon 350 vite memorie genetike.
Ju që talleni e përbuzni këtë treve simbol të kulturës e traditës, a e keni pyetur veten çfarë memorie genetike trashëgoni?
Po ju ndihmoj unë.
ZILEN E CJAPIT!
Më 25 Prill do merrni kartonin e kuq nga sovrani në Elbasan dhe mbarë Shqipërinë.
Me 26 Prill fillon drejtësia.
Ndryshim në qeverisje, ndëshkim të paudhëve.

SHKARKO APP