Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:31 Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka kërkuar bashkëpunimin e opozitës për Reformën Zgjedhore. Por megjithatë, Balla tha se nuk do të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zjarret djegin Shqipërinë dhe propagandën!

Forum E shtunë, 15 Gusht 2026 11:43
Zjarret djegin Shqipërinë dhe propagandën!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Agron Gjekmarkaj

Qeveria prej vitesh e ka humbur kontrollin mbi territorin. Kjo bëhet veçanërisht e dukshme në përballjen me zjarret që çdo verë përpijnë pyje, toka, banesa dhe prona. Në vend të një sistemi funksional parandalimi dhe reagimi, shteti kufizohet kryesisht në numërimin e vatrave dhe dëmeve të shkaktuara. Pas tyre vjen fjala “kismet”!

Mungojnë mjetet, kapacitetet dhe mbi të gjitha një strategji serioze për parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve. Në këtë realitet, prioritetet e qeverisë duken të shtrembëruara, ku burime të konsiderueshme financiare shpërndahen për qëllime të diskutueshme, ndërsa strukturat emergjente mbeten të dobëta dhe të papërgatitura.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kriza e zjarreve nuk është një fenomen sezonal, por një problem i thellë dhe i përsëritur, i lidhur ngushtë me korrupsionin, mungesën e vizionit dhe paaftësinë institucionale. Reforma territoriale, në vend që të përmirësonte administrimin, ka prodhuar më shumë dështim, diletantizëm dhe klientelizëm politik, duke përshpejtuar braktisjen e zonave rurale dhe duke lënë gjithnjë e më shumë territor jashtë kontrollit real të shtetit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në vend të një reagimi serioz, shpesh shfaqet një qasje propagandistike. Nga distanca e zyrave apo pushimeve, politikanë bëjnë deklarata dhe statuse simbolike, duke u përpjekur të krijojnë imazhin e angazhimit, ndërsa realiteti në terren mbetet dramatik.

Mund t'ju interesojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme ...

Para 1 ore
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane!

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane!

9 Nëntor 2026, 19:14

Zjarret nuk ndalen në momentin kur shfaqen. Ato parandalohen gjatë gjithë vitit përmes investimeve të qëndrueshme: mirëmbajtjes së pyjeve, pastrimit të zonave të rrezikuara, krijimit të rrugëve të aksesit, sigurimit të burimeve ujore, pajisjeve moderne dhe forcimit të strukturave zjarrfikëse.

Një shtet serioz nuk kufizohet në evidentimin e dëmeve, por investon për t’i parandaluar ato. Sot, megjithatë, po ndodh e kundërta: zjarret po shkatërrojnë jo vetëm pyjet dhe pronat, por edhe narrativën propagandistike që përpiqet të fshehë dështimin.

Në fund, ajo që del në pah është një realitet i thjeshtë dhe i dhimbshëm: një shtet që nuk e kontrollon plotësisht territorin e vet dhe që kujtohet për qytetarët e tij vetëm pasi katastrofa ka ndodhur. Një qeveri e përçmuar në moral djeg Shqipërinë!

Etiketat e lidhura

Agron Gjekmarkaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Para 2 minutash

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë
Para 4 minutash

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë

Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…
Para 11 minutash

Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…

Spanja kërkon ndalimin e TikTok për shkak të përmbajtjes abuzive
Para 12 minutash

Spanja kërkon ndalimin e TikTok për shkak të përmbajtjes abuzive

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 13 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 14 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 14 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.