FOTO/ Prova e parë në Eurovision, Albina dhe familja Kelmendi zbulojnë detaje. Që nga shamia e kuqe deri tek veshja

Është mbajtur pasditen e sotme prova e parë e Shqipërisë në skenën e Eurovison 2023. Albina dhe familja Kelmendi, kanë treguar pak nga performaca finale që do të japin në gjysmëfinalen e dytë të festivalit, që do të jetë më 11 maj në Liverpool të Britanisë së Madhe.

Siç edhe shihet në fotot e mëposhtme, ngjyra e zezë është tek e gjithë familja, ku pjesë e koreografisë do të jetë edhe shamia e kuqe.

Për herë të tretë Shqipëria përfaqësohet nga artistë kosovarë dhe hera e parë me një familje. ”Duje” është kënga që pritet të magjepsë Europën, me një performancë të fuqishme nga Albina, e cila ka treguar se ka një potencial dhe zë të magjishëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?