Home Aktualitet FOTO/ Shpërth...

FOTO/ Shpërthen bombola e gazit, përfshihen nga flakët dy banesa në Kukës

14
0

Pas zjarrit masiv në Shkodër, i cili ka shkaktuar dëme materiale në tregun e rrobave të përdorura, duke përpirë 25 njësi tregtare dhe dy banesa, gjithashtu një banesë tre katëshe është djegur totalisht, ku fatmirësisht, nuk ka të lënduar, një tjetër zjarr ka marrë nën kërcënim jetën e qytetarëve.

Një zjarr i rënë këtë mëngjes ka përfshirë dy banesa në lagjen nr.1 të qytetit të Kukësit.

Zjarri është përhapur sipas dëshmitarëve nga rrjedhja e gazit në njërën prej banesave, pikërisht asaj të katit të tretë e më pas ka përfshirë edhe banesën e katit të katërt.

Forcat e zjarrëfikse kanë ndërhyrë për të shuar zjarrin.

Ndërkohë zjarri i rënë fatmirësisht nuk ka shënuar të lënduar, por vetëm dëme materiale.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit