Gjendet e vdekur diplomatja maqedonase në New York, ç’thotë policia
Një diplomate 38-vjeçare nga Maqedonia e Veriut në Kombet e Bashkuara është gjetur e vdekur në apartamentin e saj në Manhattan në New York, njofton Fox News TV.
Mediat në Shkup tregojnë se bëhet fjalë për diplomaten me inicialet M.V. 38-vjeç teksa është konfirmuar gjithashtu edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme maqedonase.
“Nga Misioni i Përhershëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut pranë KB-së në Nju-Jork ka mbërritur një lajm i pikëllueshëm që na tronditi të gjithëve, për jetën e humbur tragjikisht të një anëtari të misionit tonë, diplomat të karrierës në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Në këtë rast dëshirojmë t’i shprehim ngushëllim të thellë familjes dhe më të afërmve, dhe në emër të të gjithë kolegëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme, të cilët humbën një mik të afërt dhe përfaqësues punëtor shumëvjeçar dhe të përkushtuar të diplomacisë” thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë.
Ndërkaq, bëhet me dije se policia e ka gjetur diplomaten me një litar rreth qafës dhe ilaçet kundër depresionit. Gjithashtu thekson se diplomatja 38-vjeçare nga kqyrja paraprake është gjendur pa shenja dhune.
Fqinjët thonë se janë të befasuar nga vdekja e diplomates.
“Ajo jetoi këtu për dy vite. Të gjithë jemi të befasuar, ishte një person simpatik dhe shumë e mirë” tha administratori i ndërtesës, Hernan Avila.
Ai shtoi gjithashtu se diplomatja jetonte vetëm në një apartament në katin e katërt dhe e përshkroi atë si një person të qetë.