Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 22:59 Champions League/ Reali fiton me përmbysje spektakolare ndaj PSV, ngecin City dhe Arsenali Një mbrëmje e mbushur me emocione dhe gola në Champions League, ku skuadrat dhuruan spektakël në ndeshjet e vlefshme për xhiron e pestë. Real…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
Lajmet e fundit
Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gjiknuri dhe Llatja: Elbasani nuk është foltore e Sali Berishës, por e investimeve të barabarta si për qytetin dhe për fshatin

Politikë E martë, 21 Mars 2023 13:19
Gjiknuri dhe Llatja: Elbasani nuk është foltore e Sali Berishës, por e investimeve të barabarta si për qytetin dhe për fshatin
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Bashkia Elbasan vijon investimet në infrastrukturë, si në qytet edhe në fshat. Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri bashkë me Kryetarin e Bashkisë Elbasan Gledian Llatja dhe deputeten Desantila Tahiraj inspektuan punimet për rehabilitimin e rrugës në fshatin e madh Gjonme të njësisë administrative Gjergjan.

Damian Gjiknuri, që është njëherësh dhe drejtues politik i qarkut, siguroi për mbështetjen e Bashkisë Elbasan dhe vijimin e investimeve në qytet dhe në fshat.

“Kjo rrugë ka qenë kërkesë e juaja që të bëhet, ndaj më vjen mirë që kryetari i Bashkisë e ka filluar këtë punë dhe do ta mbarojë shumë shpejt. Gledi ka treguar një kujdes të veçantë duke barazuar investimet si në qytet ashtu edhe në fshat, pasi fshati ka edhe më shumë nevoja. Qeveria qendrore do të ndihmojë më shumë Bashkinë e Elbasanit. Bashkia ka në plan edhe rrugë të tilla pasi janë konsultuar edhe me komunitetin, dhe shumë shpejt kjo rrugë do të përfundojë ashtu si shumë fshatra të tjerë të Elbasanit që ndryshimi duket. Qeveria e Edi Ramës do të mbështesë Bashkinë e Elbasanit me projekte të mëdha, ndërsa kryetari juaj i bashkisë me taksat e qytetarëve do të ndërhyje në çdo fshat të Elbasanit, hap pas hapi”, tha Gjiknuri.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Numri dy i socialistëve u shpreh se Elbasani nuk është foltore e Sali Berishës, por e investimeve nga qyteti deri në fshat . “Qytetarët e Elbasanit e kanë kuptuar që këtu ka një investim të përditshëm, ka një kujdes nga kryetari i bashkisë, por mbi të gjitha Gledi nuk është vetë, ai është përfaqësuesi i Edi Ramës. Ne nuk e ndryshojmë dot Elbasanin pa pasur mbështetjen e qeverisë. Ne nuk duam ta kemi Elbasanin bunker politik i Sali Berishës. Sepse mëkëmbësi i tij do ta kthejë Elbasanin në foltore të Sali Berishës. Elbasani nuk është për foltore, Elbasani ka qenë foltore për arsimin, për gjëra të mëdha, por nuk është për beteja politike të Sali Berishës. Oferta jonë nëpërmjet Gledit është çdo vit ndërhyrje në çdo cep të bashkisë së Elbasanit, qoftë në qytet edhe në fshat për ta ndryshuar infrastrukturën e zonës”, u shprhe ai.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja u shpreh se investimet janë në rrugë të mbarë për të zgjidhur problematikat 30-vjeçaere në fshat dhe në qytet. Llatja nënvizoi se opozita kujtohet vetëm për zgjedhje, duke mos e ngritur zërin në gjithë këto vite. “E dimë që fshati është bërë si qytet, sidomos fshatrat e mëdha që i kemi të zhvilluar ekonomikisht ndaj kemi vazhduar me rrugët kryesore nuk kemi bërë asnjë ditë pushim. Ndryshe nga ato të tjerët të cilët kujtohen vetëm një muaj para fushate duke bërtitur, sikur çfarë ka ndodhur, jo që kanë 16 vite që nuk e kanë ngritur zërin njëherë, apo të vinin në Këshillin Bashkiak dhe ta kërkonin. Tani zgjohen nga gjumi dhe kujtohen se kjo punë nuk është bërë. Por ne që punojmë përditë, ne për këtë punojmë. Të gjitha përnjëherë nuk bëhen, ato që duhet të ishin bërë për 30 vite nuk bëhen as për një, as për dy vite. Por ne jemi në rrugë të mbarë për t’i zgjidhur problematikat edhe në fshat edhe në qytet. Realisht po punojmë për këtë. Nuk po dëgjojmë zhurmat e portaleve, të foltores, të cilët dalin bërtasin, shfryjë, shajnë, dhe fusin shkopinj nën rrota. Ne po vazhdojmë punën dhe kjo është e rëndësishme për ne”, tha kryebashkiaku Llatja.

Mund t'ju interesojë

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02
Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se çdo vit tjetër që prej 2002

Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se...

16 Nëntor 2026, 12:01

Ai falenderoi banorët e fshatit Gjonme për besimin që i kanë dhënë, ndërsa premtoi se investimet do të vijojnë.
“Po bëhemi gati për të ndërhyrë paralelisht në mbi 30 rrugë gjatë kësaj periudhe, ku edhe me stabilizimin financiar që i është bërë bashkisë së Elbasanit kemi filluar një sërë investimesh.
Kjo rrugë do t’i shërbejë 50 familjeve të fshatit Gjonme i cili është një nga fshatrat e mëdhenj të njësisë administrative Gjergjan”, tha Llatja.

Nga ana e saj, deputetja Desantila Tahiraj deklaroi se Bashkia Elbasan vijon punën për të përmirësuar jetesën e qytetarëve. “Ne jemi një ekip të cilët funksionojmë të gjithë bashkë për të bërë më të mirën për të gjithë ju që banoni këtu. Qeveria “Rama” ka investuar vit pas viti, si në qytet, por tashmë edhe në zonat rurale”, tha ajo.

Kjo rrugë me një gjatësi rreth 450 metra, ishte një kërkesë e vetë banorëve të zonës gjatë procesit të “Buxhetimit me Pjesëmarrje”, dhe tashmë punimet vijojnë me shtrimin e asfaltit dhe më pas me ndriçimin.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League/ Reali fiton me përmbysje spektakolare ndaj PSV, ngecin City dhe Arsenali
Para 3 orësh

Champions League/ Reali fiton me përmbysje spektakolare ndaj PSV, ngecin City dhe Arsenali

Milan kërkon mbrojtës anësor në janar, në listë Mazraoui e Balde
Para 3 orësh

Milan kërkon mbrojtës anësor në janar, në listë Mazraoui e Balde

Vizitë historike pas 11 vitesh, kryeministri hungarez në takim me Zelensky
Para 4 orësh

Vizitë historike pas 11 vitesh, kryeministri hungarez në takim me Zelensky

Champions League/ PSV shtang Realin në 45 minutat e para, Arsenali po fiton ndaj Dortmundit
Para 4 orësh

Champions League/ PSV shtang Realin në 45 minutat e para, Arsenali po fiton ndaj Dortmundit

Më të lexuarat

1 Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit
Para 4 orësh

Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit

2 Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama
Para 4 orësh

Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama

3 Si hynë serbët e Vojvodinës në varrezat katolike në Shkodër?
Para 9 orësh

Si hynë serbët e Vojvodinës në varrezat katolike në Shkodër?

4 A mund të jetë deputetja Marjana Koçeku një drejtuese demokristiane?
Para 6 orësh

A mund të jetë deputetja Marjana Koçeku një drejtuese demokristiane?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.