Kombëtarja e futbollit një barazim spektakolar me Çekinë. Bajrami i jep 1 pikë Shqipërisë me një perlë në Pragë (VIDEO)

Shqipëria bën mrekullinë e parë. Kuqezinjtë morën një barazim 1-1 në Pragë ndaj Çekisë, duke hedhur një hap drejt kualifikimit për në Gjermani në kampionatin europian.

Ishte një ndeshje fantastike e skuadrës së drejtuar nga Sylvinho që krijoi shanse të mira në 45 minutat e para.

Fillimi i pjesës së dytë ishte disi i errët për kuqezinjtë tanë, teksa vendasit do të gjenin golin e avantazhit me Cerny. Shqipëria gjithsesi nuk i humbi shpresat.

Nedim Bajrami në minutën e 66-të lëshon një bombë të vërtetë nga distanca, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit. Topi shkon në trekëndësh, dhe më pas nis festa kuqezi me 4 mijë tifozët e pranishëm në Pragë.

Kombëtarja shqiptare pati një rast në fund të ndeshjes për të marrë fitoren por futbollistët nuk e zotëruan mirë topin ndonëse ishin tre sulmues shqiptar dhe një mbrojtës çek. Por fati ishte me çekët sepse mund të merrnim tre pikë.

Sidoqoftë 1-1.

Shqipëria është në vendin e dytë në grup. Ditën e dielë ekipi shqiptar do të presë Poloninë në Tiranë. Kjo ndeshje do të jetë vendimtare.

Nëse fitojmë këtë të dielë në ora 20.45 atëhere Shqipëria e ka të sigurtë kualifikimin për në Europian.

LIVE/ Republika Çeke-Shqipëri 1-1

66’ GOOOL Nedim Bajrami shënon një gol të jashtëzakonshëm në Pragë. Mesfushori jonë shënon nga një distancë e largët, duke e dërguar topin në trekëndësh.

57′ Çekia kalon në avantazh. Këtë herë kuqezinjtë janë të pafat, pasi Cerny harrohet brenda zonës pas një pasimi nga Soucek.

47’ Çekia gjen golin e avantazhit me Soucek, por për fatin tonë të mirë është në pozicion jashtë loje

46′ Starton pjesa e dytë

30’ Nedim Bajrami pengohet brenda zonës së rreptësisë pas një ndërhyrje të ashpër, por gjyqtari anglez, Taylor vijon lojën.

28’ Tjetër mundësi shumë e mirë për kuqezintë, këtë herë Cikalleshi nuk arrin të shënojë përballë portierit, që e ndal me këmbë.

27’ Jasir Asani ka një shans të artë përballë portierit, por ky i fundit e ndal. Pas rastit gjithsesi akordoi pozicion jashtë loje.

11’ Cerny jep sinjalin e parë për vendasit, por Berisha është i vëmendshëm dhe e ndal goditjen e tij me qetësi

2’ Asllani jep një krosim fantastik në zonë për Seferin, por sulmuesi shqiptar nuk arrin ta prekë topin

1′ Starton ndeshja

SHKARKO APP