Granata, mitralozë, raketa anti-tank, ja çfarë gjeti Policia e Kosovës në vendqëndrimet e kriminelëve serbë

Policia e Kosovës, ka bërë publike disa lloje nga arsenali i armëve që kanë gjetur gjatë kontrollit në disa lokacione e objekte banimi në Banjskë të Zveçanit, ku vepronte grupi kriminal serb, që vranë ditën e sotme një efektiv të Policisë.

Sipas Policisë, bëhet fjalë për gjetjen e dhjetëra, qindra armëve të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, uniforma dhe pajisje logjistike, përfshirë armë ushtarake të kalibrit të rëndë si granata, zolla, mitralozë, kallashnikov.

Kujtojmë se gjatë përleshjeve, u vranë edhe 3 prej sulmuesve serbë dhe u arrestuan 6 prej tyre. Tensionet e ditës së sotme në very të Kosovës sollën një reagim të gjerë ndërkombëtar, të cilët dënuan dhunën nga kriminelët serbë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?