Historia e gazetës “KOHA JONË”

Gazeta “Koha Jonë” është e para gazetë e pavarur dhe private në Shqipëri, e cila është themeluar me datë 11 Maj 1991 në qytetin e lashtë të Lezhës. Themelues i saj është Nikoll Lesi. Por gazeta ka patur si bashkëdrejtues të parë gazetarët Nikoll Lesi dhe Zef Shtjefni. Gazeta filloi botimin një herë në javë si gazetë lokale e rrethit të Lezhës, duke u kthyer brenda një viti në një gazetë të kërkuar e ku në vitin 1994 u bë gazeta më e madhe, e përditshme e Shqipërisë dhe arriti kulmin në ngjarjet e vitit 1997 në 88 mijë kopje të shitura në ditë. Pas largimit të Zef Shtjefnit në redaksinë e parë mbeten gazetarët Marash Mirashi, Alfons Zeneli, Edmond Kaçeli dhe Vera Ivanaj.

Në dhjetor 1991 ofrohet dhe një student me emrin Aleksandër Frangaj. Lesi e ofroi mënjëherë Frangajn, duke e bërë bashkëpunëtorin e tij.

Në korrik 1992 Nikoll Lesi i fali Aleksandër Frangaj 40 për qind të aksioneve të gazetës, ku avokat i këtij veprimi ishte Spartak Ngjela. Në 31 janar 1997 Aleksandër Frangaj largohet përfundimisht nga gazeta KOHA JONE, duke krijuar revistën Klan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë gazeta u bë me stafin më kurajoz e profesionistë në vend. Periudha më e vështirë, por më e sukseshme e kësaj gazete, mbeten vitet 1992-1997, ku jo vetëm ishte një gazetë profesioniste e kurajoze, por edhe u shndërrua në një universitet  të medias shqiptare. Gjatë kësaj periudhe media “Koha Jonë” nxori në treg si filiale edhe gazetat  “Sport Ekspres” e “AKS”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndaj gazetës “Koha Jonë” pati arrestime të kryeredaktorit dhe zv/kryeredaktorit të saj, ndjekje penale kundrejt drejtorit dhe rrahje e burgosje të gazetarëve nga pushteti i kohës. Me 1 nentor 1995 u vendos tritol në apartamentin e Nikoll Lesit ku u rrezikuan seriozisht jeta e bashkëshortes dhe dy djemve të vegjël, 4 vjeç dhe 6 muajsh.

Kulmi arriti natën e 2 mars 1997 kur forcat qeveritare qëlluan me armë dhe dogjën krejt redaksinë e gazetës “Koha Jonë”. Gazeta nuk doli në treg për 40 ditë. Pushteti i Sali Berishës ishte shkatërruesi i KOHA JONE.

Përveç gazetës “Koha Jonë”, “Sport Ekspres” dhe “AKS” (filiale të kompanisë mediatike “Koha Jone) në tregun mediatik Lesi nxori një radio dhe televizion ose siç quhej atëhere RTV KOHA. Por pas konflikteve me kryeministrin Nano për shkak të qëndrimeve kritike ndaj qeverisjes së tij, qeveria sulmoi median KOHA JONE me të gjitha menyrat, duke sjellë falimentimin e këtyre filialëve mediatike. Kryeministri Nano i kërkoi gjykatës  dhe prokurorisë arrestimin e botuesit të gazetës. Ndërkohë nga sulmet e pushtetit të PS, rezistoi vetëm gazeta KOHA JONE.

Në multimedian “KOHA JONË” kanë shkruajtur emrat më të mëdhenjë të medias shqiptare: Nikoll Lesi, Martin Leka, Aleksandër Frangaj, Ben Blushi, Frrok Çupi, Teodor Keko, Armand Shkullaku, Andi Bushati, Blendi Fevziu, Edi Rama, Fatos Lubonja, Sokol Balla, Filip Çakuli, Arian Çani, Mimoza Dervishi, Adi Krasta, Mimoza Picari, Kiço Blushi, Rezart Xhaxhiu, Anila Basha, Enton Abilekaj, Henri Çili, Rudina Xhunga, Arta Marku, Jonila Godole, Lorenc Vangjeli, Skender Minxhozi, Bledar Zaganjori, Mentor Kikia, Keida Kostreci, Andi Bejtja, Alfred Peza, Anila Jole, Aleksandër Çipa, Juli Krisafi, Eriona Shehu, Fatos Baxhaku, Arban Hasani, Igli Hasani, Ilir Babaramo, Esmeralda Gjoka, Vladimir Prela, Gent Shkullaku, Fatmir Meneri, Edi Lesi, Ylli Pata, Alban Dudushi, Sokol Bregu, Anila Denaj, Roland Qafoku, Gerti Çarçani, Arben Rrozhani, Mikel Janku, Zef Shtjefni, Marash Mirashi, Gavrosh Levonja,Gezim Nushi, Tritan Kokona, Emin Barçi, Auron Sulo, Zamir Alushi, Arben Vata, Erli Murati, Ilir Gjoni, Xhovani Shyti, Enkel Demi, Tonin Çobani, Alfons Zeneli, Edmond Kaçeli, Ylli Dylgjeri, Dritan Kaba, Agim Xhafka, Milto Baka, Vehab Kaba, Adriatik Dosti, Eglantina Nasi, Edmond Harizaj, Manjola Zeka, Roland Zili, Urim Bajrami, Agim Neza, Qamil Xhani, Albina Gjergji, Herion Mesi si dhe disa të tjerë.

Botues i gazetës “Koha Jonë” është Nikoll Lesi.

Dy armiqtë e përhershëm dhe të përjetshëm të KOHA JONE mbeten Sali Berisha dhe Fatos Nano.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?