Letër e hapur e Dritëro Agollit nga Moikom Zeqo në “Koha Jonë”, 13 shkurt 1994
Në vijim të shfletimit të arkivës së “Koha Jonë”, kemi ndaluar në një shkrim të Moikom Zeqo, faqe 5, 13 shkurt 1994. Nëpërmjet të “Letër e hapur e Dritëro Agolli nga Moikom Zeqo”, shkrimtari, poeti dhe studiuesi Moikom Zeqo, pyet ironikisht që në titull “Sa njerëz ka vrarë krimineli Dritëro Agolli?”, duke sulmuar kështu një shkrim të “Rilindja Demokratike”.
Rivijmë në këtë memorie, duke përcjellë penën dhe mendjen e bukur të Moikom Zeqo, e cila vjen në interesin e sotëm, ndoshta jo si një e vërtetë e aktualitetit, por si një thellësi e mendimit, gjykimit dhe shtjellimit që Moikom Zeqo i bën shkrimtarit dhe poetit, Dritero Agolli, të cilin “RD” e cilëson si një “kriminel”. Kjo e ashtuquajtur “Letër e hapur…” është jo mbrojtje që një personalitet si Moikom Zeqo i bënte një figure të rëndësishme të letërsisë shqiptare, siç ishte Dritëro Agollit, por evidentim i atyre vlerave që shpërfaqen përmes një ironie dhe cinizmi mjeshtëror.
Albert Vataj
Sa njerëz ka vrarë krimineli Dritëro Agolli?
Letër e hapur e Dritëro Agolli nga Moikom Zeqo
Tumbi, dambi, rambi, kambi, Rroftë e qoftë Zululandi!
Para ca ditësh në RTSH u lexua një pasazh tronditës dhe me efekte hipokondrike i një shkrimi të botuar në “Rilindja Demokratike”, që ju cilësonte “kriminel”. Me anë të sistemit satelitor ju patët fatin t’ju ndërkombëtarizonin, pa llogaritur dhe faktin sekret që qeniet jashtëtokësore, të paindentifikuara akoma nga Interpoli, bënë një regjistrim për arkivat e tyre të rrezikshme për komprometimin skandaloz të njerëzimit në fundin e mërzitshëm dhe marramendës të mijëvjeçarit të dytë.
Ju kanë bërë nder (pa thonjëza), ç’ka tregon bindshëm dhe pa asnjë dyshim se ju privilegjojnë!
Modestia ime, mungesa e talentit, po dhe miqësia që kemi së bashku këto dy vjet në klubin manastiror të parlamentit shqiptar, ku kemi pirë shpesh fërnet me filxhana të porcelantë kafesh. Nuk më lejon asnjë xhelozi të fshehtë, ose indiferencë e shtirur. Gazetari anonim i RD-së por me prirje faustiane, ndonëse vuan nga koliti dhe azma alergjike, nuk nguroi t’ju quante “kriminel”. Dhe ai vetë nuk është plotësisht i vetëdijshëm për vërtetësinë absolute të këtij cilësimi ekzotik, që përbën një nga mjetet magjike të kursyera të masmedias shqiptare dhe botërore.
Studiuesi danez, Herman Kreugrafman, që është marrë me analizat strukturaliste, (po edhe sipas metodës origjinale të gjuhëtarit gjenial po jo shumë të besueshëm Çomskit) të tregimeve apokrife të baronit Mynhauzen, botoi këto kohët e fundit në revistën autoritative “ABG”, të Madridit, një artikull bestsellër ku vërteton se të shkruarit, posaçërisht i profesioni i shkrimtarit, është fund e krye kriminal, me përmasa të paimagjinueshme nga naivët irracionalë, që nuk kuptojnë asgjë se çdo të thotë të jesh lexues.
Duke e parandjerë kundërshtimin e vendosur të fanatikëve tradicionalistë, të profesorëve pleq të estetikave dhe të akademikëve me hemoragji cerebrale dhe prostatë i studiuesi Herman rrjeshtoi shumë j prova të kundërshtueshme Homeri si …tropoid letrar, i imituar nga raca e shumëfishuar i shkrimtarëve në shekuj, vret me qindra personazhe trojanë dhe akeas në veprat e tij të ngjashme (me nekropolet vigane. Homeri e kishte në dorë të zgjidhte, fjala vjen, vetëm plagosjet, madje dhe në vende të tilla delikate si organet seksuale për Akilin dhe për Hektorin, mund t’i linte heronjtë eunukë, po të gjallë po kurrsesi që t’i vriste. Pa asnjë brerje ndërgjegje, me një instikt krimineli, Homeri kishte shijen e masakra ve masive, të gjakut të pafund të njerëzve dhe të hekatombave nëpër altaret e gurta të tempujve. Kuint Eni, Virgjili e të tjerë imitues mendjelehtë e shpërdoruan talentin e tyre hyjnor për të vrarë personazhet e famshëm të tyre.
Kasaphanat librore të ngjethin mishtë!
Thuani, mos e fshihni, tregohuni i sinqertë dhe i penduar, a nuk i keni vrarë dhe ju Dritëro, personazhet nëpër libra? Sa vrau komisari Memo? Po komandanti Rrapo? Nuk ka hije ta mohosh faktin se këta personazhe ishin forma të përmbajtjes të ndërgjegjes tënde të pamëshirshme prej shkrimtari!
Nuk e di a ke lexuar arti kullin e Hermanit, (është përkthyer edhe në gjuhët mangu kritamba dhe në dialektet e kryeqytetit Kuala Lampur (të vizituar këto kohët e fundit edhe nga diplomatët partiakë, që kanë qenë më parë gazetarë të vullnetshëm dhe të suksesshëm të RD-së) – me siguri që me pakujdesi të tepruar, ndonëse të pafajëshme, i ke kushtuar më tepër vëmendje një shishe verë, ose rakisë komunistoide të Skraparit vulgar se sa zbulimit më të madh për të vërtetën në substancë, të procesit kriminal të shkrimit të librave, gjeneza e të cilëve është shkaku madhor i kriminalitetit botëror.
Sipas kësaj metode konceptuale shpjegohet qartë pse De Rada, ndonëse ishte sentimental dhe tepër i sjellshëm nuk nguroi që ta vdiste Milosaon, duke bërë një tautologji të vrasjes së Hamletit nga Shekspiri, një nga kriminelët letrarë më të mëdhenj të planetit.
Shekspiri është një holokaust!
Po Naim Frashëri? Qerbelaja e tij është një tmerr i kërmave i vrasjeve rituale dhe të pabesa të orientit, me ndikime hamurabase dhe të bektashizmit militant.
Ismail Kadareja në librin e tij “Ftesë në studio” dëshmon se njëherë Lasgush Poraded i ka thënë “ne mund të vrasim njerëz po s’na lë poezia”. Kjo shprehje nuk e përjashton thelbin e teorisë se studiuesit të përshpirtshëm danez, që vërteton katërcipërisht, se shkrimtarët janë, kanë qenë dhe do të jenë kriminelë të mirëfilltë. Lasgushi si një dinak i padiskutueshëm dhe i stërholluar, bënte aluzion për vrasjen e njerëzve të gjallë si një vulgarizim që s’duhet vlerësuar seriozisht, se vrasjet e personazheve janë më të llahtarshme se sa mbeten të thadruara në amëshim në kujdesën e botës dhe të njerëzimit.
Në fakt letërsia s’është gjë tjetër veç nekrofili e gjallë.
I dashur Dritëro!
S’di a ju bën krenar më shumë se sa duhet shpjegimi i mësipërm, të cilën unë po e paraqes publikisht në letrën time të hapur, me argumente të huazuara, për arsye se më mundon bibliofilia dhe dobësia e theksuar për të lexuar Iloj-lloj revistash e artikujsh, madje pa bërë një zgjedhje paraprake.
Thellë në vetvete unë e ndjej se shpjegimi është prap se prap i pamjaftueshëm.
Po përpiqem të thellohem në arsyetim, për të respektuar deri në fund të vërtetën e përkorë.
Kemi biseduar bashkë me shkujdesje, duke braktisur zakonin e mallkuar të citimit të vargjeve të folklorit tropojan, për shkrimtarin Salman Razhdije, për librin e tij të dyshimtë, por megjithatë heretilk “Vargjet katanike”, i mallkuar nga Khomeini dhe fundamentalistët islamikë, i denuar me vdekje, i quajtur publikisht si “kriminel”.’
Nga pikëpamje formale e jashtëme, (format janë përherë të jashtëme, ka thënë rabini i shekullit të XII Abraham Ben Shalomi, i njohur për hedhjen poshtë të mendimit të Platonit, se format janë arketipe të ideve të përjetëshme, ose përmbajtje e përmbajtjeve. Në tërë shekullin e XX, vetëm Salnan Razhdija është cilësuar “kriminel” nga shkrimtarët e është dënuar pa gjyq, pa marrë parasysh të indinjuarit fetarë asnjë nga argumentat e partisë gandiste të Marbo Panelës, i cili ka propozuar një projëktligj për tërë parlamentet e botës, që të hiqet përfundimisht dënimi me vdekje, (një utopi kjo e trishtuar, rebele).
Shkrimtari i dytë i quajtur “kriminël” nga fundamentalistët PD-istë, jeni ju i nderuari Dritëro! Sa shkrimtarë të tjerë do ta lakmonin këtë fat të papritur që do t’i hutonte dhe pleqtë e shushatur të Akademisë Suedeze, tepër maniakë dhe rutinorë.
Karakteri juaj kriminal Dritëro ka si të thuash dhe një fatalitet etimologjik të tmerrshëm. A nuk keni shpallur pa u menduar thëllë se jeni i lidhur gjenetikisht me baltën e Devollit?
Georg Hahni, Karl Trajmeri dhe padyshim edhe Çabeu, kanë shkruar se Devolli, ështe një trajtë e emrit Diabolos, Djavolos, dmth Djall, pra Devolli etimologohet si toponim i Djallit. Satanait, Belzebulit, subjektit më të urryer, më të demaskuar, më të përfolur, më të tipizuar të teologëve të ndershëm, të virgjër dhe me karakter të palëkundur në të gjitha kohërat mbas Krishtit.
Ju keni në deje genet e Djallit, Babait të Madh të të tërë kriminelëve, mjerisht kaq simpatik duhet reklamuar në historitë e ndryshme. Ju jeni mburrur në intervista, po edhe intimisht, se keni një hundë dhe një kokë të madhe, se nuk e çani aspak këtë kokë të paturpshme, por mburreni me modesti, se jeni i shëmtuar, se i keni qejf lapërdhitë, se jeni pijanec i pandreqshëm dhe bllasfemues, se jeni një nga ithtarët e qendërzimit shqiptar të bektashizmit botëror, se po të kishte qenë i gjallë Haxhi Bektashi do ta dehnit dhe do t’ja kalonit në pije, se recitoni poezitë e dyshimta të Robert Bërnsit, të dënuara dhe të ndaluara nga kisha anglikane dhe të ironizuara parlamentarisht nga Blerim Çela, se i keni qejf dhe dridheni nga femrat e bukura dhe në vënd të ferexhave e çitjaneve preferoni nudizmin antik dhe striptizëm, se keni formuar një parti të fshehtë e të rrezikshme, të luleve, detit, pyjeve, zogjve, kuajve, ciganëve të dashuruar, me një progam politik të paaprovuar ligjërisht nga Ministria e Drejtësisë – gjë që shpjegon dhe hakërrimin tuaj të pakujdesshëm ndaj disa kolegëve të parlamentit të sotëm, që i keni quajtur “koka të zbrazëta, fytyra të zbehta”, duke përzjerë politikën me poezinë, duke profanuar djallëzisht dhe devollisht letërsinë e epokës demokratike të fillestarëve gjenialë antikomunistë.
Karakteri juaj kriminal vuloset përfundimisht nga projekti juaj antikushtetues për të shkiuar, pjesën e dytë të romanit të Zylos, ku do që ta nxjerrësh të persekutuar politik dhe që formon një parti ekologjike të ndryshme nga ajo e Namik Hotit dhe del si organizator profesionist, si Xhejms Bondi i vrasjeve te 2 priIlit e vrasjeve të tjera në Shkodër, duke i sfiduar hetuesit që kanë mbaruar krejt kot nga dy fakultete e që kanë bërë kurse kualifikimi me bursat e Nismës së Detit të Zi. Në fund të romanit ke ndërmend, o njeri zemërgur, që ta vrasësh Zylon, që të fitojë medaljen “Martir i demokracisë”.
Po të dinte këtë ëndërr apokaliptike tuajën, danezi Herman do të shtonte një Post scriptiun posaçërisht për historinë tuaj bizare, për gjenezën e krimeve të pafundme, duke vërejtur (jam i bindur për këtë!) një analogji me masonerinë e shkrimtarëve skandalozë si Rableja, që shurrën e Gargantuait vigan e quan si metaforën më të mrekullueshme dhe surrealiste ndaj kundërshtarëve. Duke mos patur fuqi të vazhdoj vnë tej.
Juaji MOIKOM ZEQO